-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Tsipras: Duhej ta kishim penguar anëtarësimin Shqipërisë në NATO

Më të lexuarat

Aleksis Tsipras duket se nuk është shumë miqësor me Shqipërinë.

Shkak për këtë është marrëveshja e prishur për detin, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

 

Cipras ka dhënë një intervistë më 13 janar për “Enicos.gr”, kur ka qenë edhe kulmi i fushatës elektorale.

 

Ai ka thënë se Greqia duhet të kishte penguar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

 

“Ne si shtet nuk bëmë ato që duhet të bënim pas rrëzimit të kësaj marrëveshje, sepse në të njëjtën kohë që pranojmë vendimin e tyre për ta çuar në gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje, i dhamë “dritën jeshile” Shqipërisë për çështje që kishin të bënin me ftesën në NATO apo Bashkimin Europian.

 

Sigurisht që ishte edhe faji ynë që këtë marrëveshje nuk e sollëm në Kuvend për ratifikim.

 

Sot këto gabime po i paguajmë.

 

Kjo çështje duhet të zgjidhet me seriozitet dhe duke u mbështetur në të drejtën e ligjeve ndërkombëtare”, ka thënë ai në intervistën e 13 janarit.

 

Nuk dihet nëse Tsipras do të mbajë të njëjtin qendrim pas ardhjes në pushtet./b.l

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit