3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Truqe të thjeshta si të braktiset duhani

Më të lexuarat

Tash të gjithë i dimë pasojat e duhanit dhe nuk na duhet të pyesim mjekun për pasojat e duhanit dhe se sa rende duhani demton shendetin . Gjithashtu gjithë e dimë që është e vështirë ta lëmë duhanin. Sidoqoftë ka disa mjete dhe trika praktike që mund të ju ndihmojnë duhanpirësve ta tejkalojnë dëshirën e zjarrtë dhe vazhdosh tutje pa ndez cigaren. Poshtë do të gjeni gjashtë metoda nga më të mirat dhe shpresoj se do i praktikoni që duhani më të mos jetë pjesë e jetës tuaj.

1. Mentoll – Shija e mentollit apo pepermintit e bënë gojën e duhanpirësit të ndihet e freskët dhe e pastër, e kjo e mashtron trurin dhe e bënë të ndjenë me pak dëshirën për të ndezur cigaren. Vendos mentoll gjithandej kështu që i ke afër sa herë që të nevojiten. Merr me vete, lëri në veturë, mbushi xhepat dhe gjithkund nëpër shtëpi.

2. Pi ujë. Për të kaluar dëshirën për ta ndez cigaren dhe në të njëjtën kohë për të forcuar qëllimin pozitiv për të qenë më i shëndetshëm, një trik i mirë është që të pish një gotë ujë shumë ngadalë kur goditeni nga dëshira për ta ndez. Gjersa pini ujin imagjino sikur uji po ju largon dëshirën si dhe shpërlan duke nxjerr jashtë të gjitha materiet toksike të duhanit. Suan Gayle, një konsulente e fiksimeve si dhe autore e CD shumë të popullarizuar ”stop-smoking”, tregon se dëshira e zjarrtë për ta ndez cigaren zgjat vetëm 15 sekonda. Kështu me pirjen e ujit ju e shpërqendroni vetveten dhe dëshira për ta ndez largohet.

3. Çamçakëz – kjo mund të duket e qartë, por ekspertët thonë se ka një arsye që ata e rekomandojnë çamçakëzin – vërtet funksionon. Shija e çamçakëzit e mban gojën e freskët, kështu duke e bërë pirjen e duhanit më pak atraktive. Vet akti i përtypjes çliron dëshirën për stimulim oral dhe në të njëjtën kohë e mbanë gojën të nxënë. Shpesh duhanpirësit zgjedhin çamçakëz me nikotinë por shumë ekspertë që ndihmojnë për ta lënë duhanin thonë se çamçakëzi pa sheqer dhe me shije mint funksionon njëjtë e ndoshta edhe më mirë.

4. Ha rrush të kuq ose vjollcë – të hash rrush jo vetëm që është një teknik për stimulim oral por gjithashtu kimikalet natyrale dhe antioksiduesit në rrush punojnë për të ju çliruar nga dëshira për ta ndez cigaren, thotë ekspertja Susan Gayle.

5. Përdor kalendarin – Njeriut i duhen 21 ditë që një lloj mendimi ti bëhet proces automatik, diçka që kërkohet për të eliminuar vesin e pirjes së duhanit, thonë ekspertët. Tre javë pa pirë duhan mjaftojnë që kjo veti e mirë të ngulitet në mendje. Por ashtu sikur cilido duhanpirës apo pijanec mund të ta thotë se ato pak ditët e para janë më të vështirat. Pas atyre ditëve, dëshira zvogëlohet dhe intervali i shfaqjes së kërkesës për ta ndez cigaren zgjatet kështu duke ju ofruar duhanpirësve më shumë kohë të ndjesisë së mirë.Vendos një kalendar aty ku një duhanpirës në shtëpinë tuaj mund ta shoh dhe shëno çdo ditë që ai/ajo ka kaluar pa pirë duhan. Shpërbleje në fund të javës së parë dhe të dytë me diçka që ai/ajo vërtetë e dëshiron, po që se mundesh edhe iPad ble për të! Në fund të javës së tretë bëj diçka të rëndësishme për ta përkujtuar rastin, si për shembull qite në drek apo përgatit diçka speciale për të.

Ju që e keni lënë duhanin na tregoni pse e keni lënë, cilat pasojat e duhanit ju kanë shtyrë ta lëni, dhe si e keni lënë duhanin sipas versionit tuaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit