13.6 C
Pristina
Thursday, January 30, 2025

Trump: Tillerson do të korrigjojë gabimet e politikës së jashtme

Më të lexuarat

Emërimi i Rex Tillerson shkaktoi jo pak debate mes republikanëve. Presidenti porsazgjedhur Donald Trump për sheshuar të gjitha këto polemika në një njoftimin zyrtar të stafit të tij ka dhënë arsyet se pse e ka emëruar Rex Tillerson.

“Ai ka spikatur si një ndër liderët më të realizuar në fushën e biznesit ndërkombëtar. Gjatë karrierës së tij Tillerson ka hapur shumë vende të reja pune, duke mbrojtur interesat e plot 70 mijë të punësuarve. Duke drejtuar operacione të shumta në mbarë botën, që përfshijnë mbi 200 zyra pune, Tillerson di shumë mirë si të menaxhojë organizatat globale dhe çështjet botërore.

Si sekretar i Shtetit do t’i duhet të jetë një avokat i fortë i interesave kombëtare të Amerikës, dhe i duhet të përmirësojë politikat e gabuara që janë ndjekur vitet e fundit. Politika këto që kanë dobësuar sigurinë e Amerikës, dhe lidershipin e saj botëror. Populli amerikan do të ketë sërish një udhëheqës të klasit botëror që do të punojë në emër të tyre, duke rritur perspektivat për paqe dhe prosperitet mes kombeve”, thuhet në njoftimin zyrtar të Trump. Madje vlerësimet kanë qenë maksimale duke e cilësuar karrierën e tij në fushën e biznesit si ëndërr të çdo amerikani. “Karriera e Rex Tillerson është mishërim i ëndrrës amerikane. Përmes punës së palodhur, të dedikuar dhe marrëveshjeve të zgjuara, Rex u bë CEO i ‘ExxonMobil’, një prej kompanive më të mëdha dhe të respektueshme botërore. Këmbëngulja dhe përvoja e tij e gjerë dhe e thellë e të kuptuarit të gjeopolitikës, e bëjnë atë një zgjidhje të shkëlqyer për Sekretar të Shtetit. Ai do të nxisë stabilitetin rajonal dhe do të përqendrohet në interesat thelbësore të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Rex e di se si të menaxhojë një sipërmarrje globale, e cila është thelbësore për drejtimin e një Departamenti të suksesshëm Shteti dhe një arsye tjetër janë marrëdhëniet e palëkundura që ai ka me liderë të ndryshëm botëror. Nuk gjej asnjë person tjetër më të përgatitur dhe të përkushtuar, për të shërbyer si Sekretar i Shtetit në këtë kohë kritike të historisë tonë”, tha shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë. Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu gjatë një tubimi në Uiscons se i përzgjedhuri i tij për sekretar Shteti, Rex Tillerson, do të korrigjonte gabimet ndër vite të politikës së jashtme amerikane. Trump tha gjithashtu se republikani 64-vjeçar ishte një diplomat i madh dhe një avokat i ashpër lidhur me interesat amerikane në mbarë botën. Pa përmendur presidentin rus, Vladimir Putin, Trump u shpreh se “Tillerson është miqësor me shumë udhëheqës në botë, me të cilët ne nuk jemi kuptuar”.

Ndërsa vetë personi që do të drejtojë pas 20 janarit Departamentin Amerikan të Shtetit, Tellerson u shpreh se: “Unë jam i nderuar nga emërimi i presidentit të zgjedhur Trump dhe ndaj të njëjtin vizion me të lidhur me rivendosjen e besueshmërisë në marrëdhëniet e jashtme të SHBA-ve dhe avancimit të sigurisë kombëtare të vendit tonë. Ne duhet të fokusohemi në forcimin e aleancave tona duke ndjekur interesat e përbashkëta kombëtare, rritjen e forcës, sigurisë dhe sovranitetit të SHBA-ve”. Presidenti amerikan ka ndërmend që të thërrasë republikanin e zgjedhur në Montana, Ryan Zinke për ta emëruar si sekretar të Brendshëm. Ky emër lakohet nga Fox News, i cili i referohet burime pranë stafit të presidentit të zgjedhur Zinke është zgjedhur për herë të parë si anëtar i Dhomës dhe është ish-komandant i Navy Seal (trupave speciale, elita detare). Fillimisht për këtë post u përfol se do të ishte republikani Cathy Mc Morris Rodgers, i cili kishte takuar dy herë presidentin e zgjedhur Trump këto ditët e fundit. Por Rogers pas disa konsultave vendosi që të mos tërhiqej nga jeta e Kapitol Hill, duke i shërbyer elektoratit që e zgjodhi në Uashington.

Bill Geits: Tramp është inovativ, mund të jetë si Kenedi

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka mundësinë të themelojë lidershipin amerikan përmes inovacionit, tha Bill Geits në një intervistë për CNBC. “Shumë prej mesazheve të tij janë fokusuar te gjërat që Trump i gjen si të papëlqyeshme”, tha miliarderi i “Microsoft”. “Por në të njëjtën mënyrë që presidenti Kenedi foli për misionin në hapësirë dhe e realizoi, mendoj se edhe administrata Trump sjell mesazhe optimiste për organizimin e gjërave, duke hequr pengesat rregullatore dhe duke themeluar lidershipin amerikan përmes inovacionit”, theksoi Geits. Bosi i Microsoft shtoi se kohët e fundit ka biseduar në telefon me Trumpin, dhe diskutuan mbi fuqinë e inovacionit. “Sigurisht, e gjithë karriera ime ka qenë në këto linja. Ai ishte i interesuar të dëgjonte, dhe sigurisht që mes nesh do të ketë biseda të mëtejshme”, rrëfeu Geits, duke shtuar rrëfeu se ishte hera e parë që bisedoi me Trumpin, me të cilin tha se ka shumë miq të përbashkët. Geits u takua me presidentin e zgjedhur në kullën që tashmë është kthyer në një Shtëpi e Bardhë e dytë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit