WASHINGTON (AA) – Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se ka ardhur koha që Jerusalemi zyrtarisht të njihet si kryeqytet i Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ka ardhur koha që Jerusalemi zyrtarisht të njihet si kryeqytet i Izraelit”, tha Trump në konferencën për shtyp.
Deklarata e presidentit amerikan ka shkaktuar reagime të shumta në mbarë botën, duke mos u pajtuar me deklaratën e bërë.
- Çavuşoğlu: Jerusalemi nuk bëhet kryeqytet i Izraelit me deklaratë të një shteti
- Guterres: Jerusalemi është çështje që duhet zgjidhur me bisedime direkte të dy palëve
- Abbas: Vendimi i Trumpit minon rolin e SHBA-ve si ndërmjetës të paqes
- Mogherini reagon për deklaratën e Trumpit për Jerusalemin
- Macron: Franca nuk mbështet vendimin e Trumpit
Nga ana tjetër, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka përshëndetur vendimin e Trumpit për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.