4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Trump pezullon vendimin për zhvendosjen e Ambasadës amerikane në Jerusalem

Më të lexuarat

Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë theksohet se vendimi i Trumpit për zhvendosjen e ambasadës është shtyrë përkohësisht

WASHINGTON (AA) – Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti amerikan Donald Trump për momentin ka pezulluar vendimin e tij lidhur me zhvendosjen e Ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Shtëpia e Bardhë theksohet se vendimi i Trumpit për zhvendosjen e ambasadës është shtyrë përkohësisht.

“Askush nuk duhet ta vërejë këtë hap si një hap i hedhur prapa nga mbështetja e fortë që presidenti (Trump) ka për Izraelin dhe aleancën e fortë SHBA-Izrael. Presidenti Trump ka marrë këtë vendim për rritjen e shansit të bisedimeve të paqes mes Izraelit dhe Palestinës si dhe për të mbrojtur interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-ve”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa në fund të deklaratës theksohet se vazhdon “vullneti për transferimin e ambasadës amerikane në Jerusalem” të cilën Trump e ka shprehur disa herë, por çështja është se ka të bëjë vetëm në lidhje me kohën.

Trump përgjatë fushatës zgjedhore presidenciale kishte premtuar shumë herë se do të transferonte ambasadën amerikane në Jerusalem, por pas ardhjes në detyrë ishte shprehur se vendimin lidhur me këtë çështje do ta merrte pasi ta mendonte gjerësisht dhe pasi situata të vendosej në përputhje me interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-ve.

Kongresi amerikan në vitin 1995 ka pranuar një ligj që njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, por që nga ajo kohë të gjithë presidentët duke treguar si arsyetim interesat e vendit kanë mbajtur ambasadën në Tel Aviv dhe kanë kërkuar mbështetje në negociatat për statusin e qytetit. Që nga 1995 presidentët amerikanë duke përdorur ligjin në fjalë kanë shtyrë për çdo 6 muaj vendimin në lidhje me ambasadën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit