-2.8 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Trump: Nuk mendojmë për një operacion të gjerë ushtarak në Siri

Më të lexuarat

Në Siri nuk hyjmë, por vërejta që njerëzit përdorën armë kimike shumë të tmerrshme dhe vdekjen e foshnjave të bukur në duart e baballarëve të tyre”

WASHINGTON (AA) – Presidenti amerikan Donald Trump në lidhje me sulmin me raketa të kryer kundër regjimit të Bashar al Asadit në Siri tha se “Në Siri nuk hyjmë, por vërejta që njerëzit përdorën armë kimike shumë të tmerrshme dhe vdekjen e foshnjave të bukur në duart e baballarëve të tyre. Pikërisht atëherë kërkova menjëherë gjeneralin Mattis (Sekretarin amerikan të Mbrojtjes) dhe e pyeta se çfarë mund të bënim”, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump ka marrë pjesë si i ftuar në programin “Mornings with Maria” i cili është përgatitur nga Maria Bartiromo dhe i cili publikohet në kanalin Fox Business.

Pasi ka shpjeguar procesin e goditjes së bazës ajrore Shajrat të regjimit të Asadit, presidenti Trump tha se ky vendim është shumë me vend dhe se duhej të merrej më parë kur janë përdorur armët kimike në rajon.

Ai ka theksuar se SHBA-të nuk mendojnë për një operacion të gjerë ushtarak në Siri.

“Duhet të bënim patjetër diçka”
Edhe tirani më i keq në botë nuk do të vendoste në objektiv njerëzit me llojin e armëve kimike të përdorur nga Asadi, ka shtuar Trump duke pohuar se pasi ka parë pamjet e sulmit me armë kimike në Idlib ka thënë se duhet me patjetër të bëjë diçka.

“Kur hidhni armë kimike dhe bomba fuçi mbi një grup njerëzish do të vëreni një situatë ku fëmijët janë pa krahë, pa këmbë dhe pa fytyrë”, është shprehur Trump duke shtuar se “ai është një kafshë” duke iu referuar Asadit që ka kryer këto sulme.

Ndër të tjera duke vendosur në objektiv presidentin e mëparshëm Barack Obama në lidhje me çështjen e Sirisë dhe përdorimit të armëve kimike Trump ka shtuar se “Ajo që kam bërë unë duhej të bëhej nga qeveria Obama. Mendoj se Siria do të ndodhej në një situatë më të mirë se ajo që ndodhet tani.”

Gjithashtu Trump pasi ka kritikuar edhe Rusinë për mbështetjen që i ofron qeverisë së Damaskut ka theksuar “Putin me të vërtetë ofron mbështetje ndaj një personi shumë të keq, kjo është shumë keq edhe për Rusinë, edhe për njerëzimin dhe për të gjithë botën.”

Ndërsa sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis, në një konferencë për shtyp ditën e djeshme kishte deklaruar se nuk kishin dyshime që nga regjimi i Asadit në Idlib është përdorur “gaz sarin”.

Më tej Trump ka cekur edhe masat e shtuara për Korenë e Veriut. Ai pasi ka bërë të ditur se nuk do të hezitojnë të marrin masa në lidhje me programin nuklear të Koresë së Veriut, ka theksuar se në rajon kanë dërguar një flotë të fortë ku dhe në të njëjtën kohë posedojnë edhe nëndetëse të forta.

Trump ka shtuar se do të marrin masa të rëndësishme kundër Koresë së Veriut në rajon dhe se do të mbrojnë aleatët e tyre në rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit