Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump përmes një postimi në Twitter ka thënë se nuk e ka në plan të takohet me presidentin e Iranit, Hassan Rohani.
Gjithsesi, presidenti amerikan nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë, në të ardhmen.
“Pavarësisht kërkesave, nuk e kam në plan që të takohem me presidentin iranian, Hassan Rohani. Ndoshta në të ardhmen. Jam i sigurt se ai është njeri absolutisht shumë i dashur”, ka shkruar Trump.
Sipas mediave, marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Iranit janë përkeqësuar që prej se në muajin maj, presidenti Trump tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore mes Teheranit dhe fuqive botërore. Trump po ashtu urdhëroi rivendosjen e sanksioneve.
Marrëveshja bërthamore e arritur në vitin 2015 i mundësonte Iranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1044540438806482944