-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Trump nënshkroi vendimin, burgu Guantanamo mbetet i hapur

Më të lexuarat

Presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi vendimin për vazhdimin e punës të burgut ushtarak amerikan Guantanamo, raporton Anadolu Agency (AA).

Në adresimin e tij për kombin nga Kongresi amerikan, Trump, konfirmoi se burgu famëkeq në ishullin Guantanamo do të mbetet i hapur. “Sot kam mbajtur edhe një premtim.

Nënshkrova vendimin me të cilën sekretarit të Mbrojtjes, James Mattis, i jap urdhër të mbaj të hapur burgun në Guantanamo dhe të shqyrtojë politikën amerikane për të burgosurit e luftës”, tha Trump, i cili kërkoi nga Kongresi përkrahje që sipas nevojës të përdor forcën në luftën kundër DEASH-it dhe Al Kaedës, ndërsa paralajmëroi vazhdimin e luftës kundër terrorizmit.

Paraardhësi i Trumpit, Barack Obama, nuk arriti të përmbush premtimin për mbylljen e Guantanamos në të cilin aktualisht ndodhen 41 të burgosur. Obama në fillim të mandatit të tij të parë, tha se do të mbyllë Guantanamon, dhe në vitet që pasuan nga ky burg u lanë të lirë qindra persona.

SHBA hapi burgun e Guantanamos në vitin 2011 në kuadër të luftës kundër terrorizmit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit