3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Trump miratoi sulmet ndaj Iranit, por më pas hoqi dorë”

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, miratoi sulmet ajrore të enjten mbrëma kundër Iranit në kundërpërgjigje për rrëzimin e një droni amerikan mbikëqyrës, por më pas hoqi dorë, raportoi The New York Times (NYT).

Duke cituar zyrtarë të shumtë nga administrata e Trumpit, Times tha se në Shtëpinë e Bardhë u zhvilluan debate dhe diskutime intensive midis zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare të Trumpit dhe anëtarët e Kongresit për përcaktimin e një kundërpërgjigjeje kundër Teheranit.

“Deri në orën 19:00, zyrtarët ushtarakë dhe diplomatikë po prisnin një goditje”, shkroi NYT, duke shtuar se presidenti amerikan miratoi sulme mbi një sërë objektivash ushtarake, përfshirë radarët dhe bateritë raketore.

Irani dhe SHBA kanë ofruar pohime të ndryshme mbi vendndodhjen e rrëzimit të dronit. Teherani thotë se droni ka shkelur hapësirën ajrore ndërsa Washingtoni këmbëngul se droni u rrëzua në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Më vonë gjatë ditës, ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif gjithashtu ndau koordinatat ku u hodh droni dhe njoftoi se rrënojat u rrëzuan në ujërat territoriale të Iranit.

Gazeta amerikane më tej ka cituar një zyrtar të lartë të ketë thënë se avionët amerikanë po fluturonin në ajër dhe anijet ishin në gatishmëri derisa sulmi u pezullua.

Nëse sulmi ajror do të ndodhte, ai do të ishte aksioni i tretë ushtarak i Trumpit në Lindjen e Mesme pas sulmeve ajrore të vitit 2017 dhe 2018 sulmet në Siri.

Në raportimin e NYT thuhet se mbetet e paqartë nëse sulmi ajror mund të vazhdojë ende.

“Sulmi ishte vendosur të ndodhte pak para agimit të premten në Iran, për të minimizuar rrezikun ndaj ushtrisë iraniane dhe civilëve”, shtoi Times.

Gjatë takimit me kryeministrin kanadez Justin Trudeau në Zyrën Ovale, Trump tha se opinioni do të “zbulojë” se cila do të jetë përgjigjja e SHBA-së ndaj rrëzimit të dronit.

“Irani bëri një gabim të madh. Ky dron ishte qartazi në ujërat ndërkombëtare”, tha Trump.

Tensionet midis SHBA-së dhe Iranit janë rritur që nga viti i kaluar, kur Washingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Teheranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfshirë edhe Gjermaninë dhe BE-në.

Që atëherë, SHBA ka filluar një fushatë diplomatike dhe ekonomike për të rritur presionin ndaj Iranit, për ta detyruar atë të rinegociojë marrëveshjen.

Një pjesë e fushatës së saj ka përfshirë rivendosjen e sanksioneve mbi eksportet e naftës iraniane të papërpunuar, duka shkaktuar rënie në ekonominë e Iranit.

SHBA-të gjithashtu kanë rritur praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, duke dërguar një njësi aeroplanmbajtëse, forcë bombarduese dhe bateri raketore Patriot, si dhe duke përdorur kërcënimet nga Irani si arsyetim për aksionet e tyre.

Të hënën, administrata e Trumpit njoftoi se do të dërgojë 1.000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme, duke cituar si arsyetim kërcënimet e rritura nga Irani./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit