Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trup kërcënon emigrantët e vendeve të Amerikës Latine, që marshojnë drejt Amerikës se nëse hedhin gurë ndaj ushtarëve, forcat e sigurisë mund të përgjigjen me zjarr.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trup kërcënon emigrantët e vendeve të Amerikës Latine, që marshojnë drejt Amerikës se nëse hedhin gurë ndaj ushtarëve, forcat e sigurisë mund të përgjigjen me zjarr.
Sipas lajmit, që zuri vend në median amerikane, në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, duke iu referuar disa emigrantëve që kanë hedhur gurë ndaj forcave të sigurisë së Meksikës, tha se ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk do të tolerojnë, që emigrantët të hedhin shishe dhe gurë ndaj tyre.
Ai tha se ndërmjet gurit dhe armës “nuk ka një ndryshim të madh” dhe i ka thënë forcave të sigurisë se gurët e hedhur nga emigrantët mund ti shohin si armë dhe mund të kundërpërgjigjen me zjarr ndaj atyre që hedhin gurë ndaj forcave të sigurisë.
“Nëse duan të qëllojnë me gurë ushtarët tanë atëherë ata do të kundërpërgjigjen. Nëse bëjnë ashtu siç bënë me ushtarët meksikanë, forcave tona të sigurisë i thash që të shohin gurët si armë” bëri të ditur Trump.
Ligji i Emigrimit dhe Nënshtetësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës i njeh të drejtën e aplikimit për azil edhe emigrantëve që kanë hyrë në vend me rrugë të ligjshme, edhe atyre që kanë hyrë me rrugë të jashtëligjshme.
Trump edhe në një deklaratë të mëparshme kishte bërë të ditur se nuk do të lejojnë kalimin e karvanit të emigrantëve në Amerikë dhe u shpreh se në kufirin e Meksikës kanë dërguar 10-15 mijë ushtarë.
Kombet e Bashkuara bënë të ditur se “karvani i emigrantëve” që është nisur për në Amerikë ka arritur në mbi 7 mijë persona.