WASHINGTON (AA) – Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se ka ardhur koha që Jerusalemi zyrtarisht të njihet si kryeqytet i Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ka ardhur koha që Jerusalemi zyrtarisht të njihet si kryeqytet i Izraelit”, tha Trump në konferencën për shtyp.
Ai theksoi se tashmë ka urdhëruar administratën amerikane që të fillojë përgatitjet që ambasada e SHBA-ve të transferohet në Jerusalem.
“Departamentin e Shtetit e kam urdhëruar që të fillojë përgatitjet me qëllim që ambasada jonë në Tel Aviv të transferohet në Jerusalem”, tha Trump.
Në fund ai shtoi se SHBA-të edhe më tej mbështesin idenë e zgjidhjes me dy shtete.
“SHBA-të edhe më tej mbështesin zgjidhje me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën”, tha presidenti amerikan.
Ai theksoi se SHBA-të ende nuk kanë sjell kurrfarë vendimi lidhur me kufijt për të cilët Izraeli dhe Palestina nuk janë dakorduar.