Presidenti i SHBA, Donald Trump është bërë “horë” në mediat sociale, pasi ka ngatërruar emrin e një vendi afrikano-jugor.
Trump ishte duke iu referuar një dreke pune me disa liderë afrikan në Nju Jork ku kishte thënë se “sistemi shëndetësor i Nambisë po bëhet gjithnjë e më i pranueshëm”, duke dhënë kështu lavdata për një vend joekzistent.
Ndërsa Shtëpia e Bardhë më vonë sqaroi se presidenti në të vërtetë ishte duke iu referuar Namibisë, përdoruesit në Twitter nuk ngurruan që ta përdorin Twitterin për të ironizuar me presidentin.