Presidenti amerikan, Donald Trump ka grumbulluar të paktën 106 milionë dollarë për fushatën e tij të vitit 2020, shkruan gazeta amerikane ”Washington Post”, që e konsideron si një shifër rekord, raporton ata.
Asnjë president tjetër që nga Ronald Reagan nuk ka arritur të mbledhë kaq shumë fonde në vitin e dytë të mandatit të tij, sipas llogaritjeve të një kompanie të pavarur kërkimore për fushatat financiare presidenciale.
Trump vazhdon të mbështetet tek një bazë donatorësh të vegjël për fushatën e tij, e njëjta që e financoi atë për fushatën e vitit 2016.
Rreth 98% e fondeve të mbledhura nga presidenti në tremujorin e fundit erdhën nga donacionet prej më pak se 200 dollarësh.