9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Trump: Do të qëndrojmë në Afganistan

Më të lexuarat

Presidenti Donald Trump thotë se një tërheqje e parakohshme nga Afganistani do të shkaktonte një vakuum që do ta mbushnin terroristët.

Ai tha se instikti i parë i tij kishte qenë të tërhiqte trupat amerikane nga vendi, por kishte vendosur të qëndronte, të luftonte dhe të fitonte, duke evituar gabimet e bëra në Irak.

“Në Afganistan dhe Pakistan, interesat amerikane janë të qarta. Ne duhet të ndalojmë lindjen e parajsave të sigurta që i mundësojnë terroristëve të kërcënojnë Amerikën. Dhe ne duhet të ndalojmë që armët bërthamore të bien në duart e terroristëve dhe të përdoren kundër nesh apo ndonjë vendi tjetër të botës”, tha Trump.

Ai tha se donte të kalonte nga një mision i mbështetur tek koha në Afganistan, në një mision të bazuar tek kushtet në terren dhe shtoi se nuk do të përcaktonte asnjë datë. Sidoqoftë, Trump paralajmëroi se nuk ka një çek të bardhë për Afganistanin: “Amerika do të punojë me qeverinë afgane për sa kohë që ne shohim angazhim dhe progres”, transmeton tch.

Ndërkohë, talebanët reaguan duke thënë se Afganistani do të bëhej një tjetër varrezë për SHBA-në nëse kjo e fundit nuk tërheq trupat e saj. Në anën tjetër, Trump paralajmëroi Pakistanin se SHBA nuk do të toleronte më vendin të ofronte parajsa të sigurta për ekstremizmin, duke thënë se vendi kishte shumë për të humbur nëse nuk do të qëndronte përkrah amerikanëve.

“Ne i kemi dhënë Pakistanit miliarda e miliarda dollarë, ndërkohë që ata strehojnë terroristët kundër të cilëve ne luftojmë”, u shpreh Trump.

Akuzat u hodhën poshtë menjëherë nga një zëdhënës i qeverisë pakistaneze, i cili tha se nuk ka asnjë vend të sigurt për terroristët në Pakistan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit