0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Trump arriti në Londër, ndërkohë në Twitter kritikoi kryebashkiakun Khan

Më të lexuarat

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump mbërriti sot për vizitë zyrtare në Britani të Madhe dhe me të mbërritur ai publikoi një seri mesazhe në Twitter në të cilat kritikonte ashpër kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan.

Mesazhet e Trumpit janë një lloj reagimi ndaj një kolumne në gazetë në të cilën njeriu i parë i Londrës, Khan deklaroi se Trump nuk e meritonte një pritje me qilim të kuq në Britani të Madhe sepse paraqet një tregues të rritjes së kërcënimit me të cilin po përballet bota.

Trump iu përgjigj me akuzën se është kryebashkiak shumë i dobët dhe së është “i neveritshëm” ndaj presidentit të SHBA-së, aleatit më të rëndësishëm britanik.

“Ai është një dështak i cili është i ftohtë si guri dhe duhet të përqendrohet në luftën kundër krimit në Londër, jo ndaj mua”, tha Trump.

Presidenti amerikan gjithashtu tha se Khan ia përkujton kryebashkiakun e New Yorkut, Bill de Blasio, i cili është gjithashtu një krikues i zëshëm i politikave të Trumpit.

Trump gjatë një vizitës disa ditore do të takohet me zyrtarët më të lartë të Britanisë së Madhe dhe do të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e 75-vjetorit të Ditës D, invazionit të forcave aleate në Normandi, në Luftën e Dytë Botërore./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit