Ekipe të kërkim-shpëtimit janë vendosur në Hatay të Turqisë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrues që goditi të hënën.
Disa pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FKS) kanë arritur të nxjerrin të gjallë nënën dhe të birin e saj dy-vjeçar nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, nga dy tërmetet e fuqishme që goditen shtetin turk.
Pas këtyre sukseseve të forcat tona të sigurisë, televizioni publik turk, TRT ka realizuar një intervistë të shkurtër me oficerin e lartë ushtarak, Egzon Syla, i cili ka treguar se në shtetin turk gjenden dy njësi të FSK-së, ajo e kërkimit dhe e shpëtimit si dhe personel mjekësor.