1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tropojë, gruaja vrau bashkëshortin me 9 plumba pas shpine

Më të lexuarat

Tronditet qyteti i Bajram Currit. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, një 31-vjeçare ka vrarë me 9 plumba pas shpine bashkëshortin 34vjeçar, Eduard Dollapin, si dhe një person tjetër që sipas burimeve policore dyshohet të jetë i dashuri i saj. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Kaçanik Gjuriçi, i cili është qëlluar me 5 plumba automatiku në trup (nga para). Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit bëjnë me dije, se ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Partizani” të këtij qyteti dhe se pak orë më pas është vënë në pranga autorja e krimit, Manjola Dollapi. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, policia deklaroi se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas hetuesve të çështjes, dyshohet se Manjola Dollapi, nënë e një djali 4 vjeç, kishte lidhje jashtë martesore me Gjuriçin. Mësohet se kryefamiljari e ka kapur gruan e tij në flagrancë me 27vjeçarin. Në momentin që dy burrat janë përleshur në ambientet e shtëpisë, Manjola, në kushtet e një depresioni të thellë mendor, ka marrë automatikun dhe i ka qëlluar të dy për vdekje.

VRASJA E DYFISHTE

Ndonëse ende nuk është zbardhur krimi i dyfishtë i ndodhur në qytetin e Bajram Currit, policia lokale ka mundur të ndërtojë skenarin e vrasjes. Burime pranë grupit hetimor pohojnë se dyshohet që Manjola Dollapi kohët e fundit kishte konflikte me të shoqin, Eduard Dollapin. Ata ishin martuar para 5 vitesh dhe kishin një djalë 4 vjeç. Sipas burimeve të mësipërme, kontradiktat në çift kanë degjeneruar deri në vrasje. Rreth orës 02:45, 31-vjeçarja ka vrarë me breshëri automatiku bashkëshortin e saj, si dhe Kaçanik Gjuriçin, banues në lagjen “Partizani”. Dy trupat e pajetë janë gjetur në banjën e banesës së familjes Dollapi.

HETIMI

Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Sipas ekspertëve, dyshohet që Manjola Dollapi kishte lidhje sentimentale me Gjuriçin. Mësohet se ky i fundit kishte shkuar në banesën e familjes Dollapi, ku dhe është gjetur më pas nga i zoti i shtëpisë. Sipas policisë, Eduard Dollapi, i punësuar ditët e fundit si roje në Hidrocentralin e Fierzës, kishte dyshuar tek e shoqja, ndaj ka lënë punën dhe natën është kthyer në banesë. 34-vjeçari është tërbuar në momentin që ka gjetur Kaçanik Gjuriçin së bashku me gruan e tij dhe është përleshur me të. Burime konfidenciale sqarojnë se gjatë përleshjes, Dollapit i ka rënë automatiku nga dora. Armën e ka marrë 31vjeçarja, e cila ka qëlluar me breshëri në drejtim të tyre. Pas krimit, Manjola Dollapi ka marrë dy trupat e pajetë dhe i ka futur në banjë, ndërsa vetë, duke përfituar nga errësira është larguar nga banesa dhe ka shkuar tek motra e saj në Margegaj, ku dhe është vënë në pranga.

DESHMIA E VRASESES

“Burrin tim e qëllova pa dashje, në tentativë për ta mbrojtur nga një person që nuk e njihja”,- ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje në polici, Manjola Dollapi. Ajo ka treguar versionin e saj të ngjarjes. “Isha në gjumë kur dëgjova se kërciti dera. U ngrita dhe shkova për ta hapur kur pashë burrin që po përleshej me një person që nuk e njihja. Ky i fundit kishte thikë në dorë dhe në momentin që tentoi të vriste bashkëshortin tim, kapa automatikun dhe qëllova për ta mbrojtur. Isha e terrorizuar dhe ndodhi ajo që ndodhi”, – ka thënë 31-vjeçarja.

Sipas policisë, Manjola Dollapi ka mohuar të ketë lidhje jashtëmartesore me Gjuriçin, ndaj do të bëhet zbardhja e tabulateve telefonike. Ende nuk dihet nëse Eduard Dollapi është kthyer qëllimisht në banesën e tij, apo kthimi ka qenë i rastësishëm.

VARRIMI

Burime policore pohojnë se viktima Kaçanik Gjuriçi është varrosur rreth orës 13:00 të ditës së djeshme në varrezat e qytetit të Bajram Currit. Ndërsa, 34-vjeçari Eduard Dollapi është varrosur në ora 14:00 në fshatin e lindjes Kocanaj, ku ka dhe prindërit. (Matilda Tota-BW/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit