1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Tridhjetenjë prova kundër Naser Kelmendit

Më të lexuarat

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot ka vazhduar seanca e shqyrtimit gjyqësor kundër Naser Kelmendit i akuzuar për vrasje, krim të organizuar dhe trafik droge, ku është diskutuar për dëshmitarët e ardhshëm të këtij procesi, si dhe janë trajtuar provat e propozuara nga ana e prokuroritë që do përdoren gjatë gjykimit.
Në fillim të seancës, kryetarja e trupit gjykues Anna Adamska Gallant ka paraqitur emrat e dëshmitarëve që sipas saj janë në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve të EULEX-it. Por, ajo ka bërë të ditur se disa nga ta pritet të dëgjohen përmes video lidhjes, pasi gjykata në Sarajevë ka shumë pak raste të papërfunduara dhe mendon se është shumë më i lehtë bashkëpunimi me ta sa i përket organizimit të video konferencës.
 
Përgjatë seancës prokuroi, Andrew Hugheska paraqitur edhe provat që do të përdoren gjatë gjykimit, duke thënë se janë gjithsej 31 sosh, përfshirë raportin mbi inspektimin e vendit të ngjarjes ku ishte vrarë Ramiz Delaliq, pastaj raporti i shikimit të vendit të ngjarjes, shënime zyrtare nga zyrtar policor, ekspertiza të gjurmëve të armëve të zjarrit, dokumentet e analizave nga Bosnja, etj.
 
Ndryshe, Avokati Besnik Berisha, mbrojtës i Kelmendit, ka thënë pas seancës se prokuroria speciale e Kosovës rezulton të jetë në lajthim nga institucionet e Bosnjës që nuk tregojnë sinqeritet dhe për pasojë vërehen edhe defektet në këtë shqyrtim gjyqësor.
 
Ndryshe, Naser Kelmendi i cili ka edhe shtetësinë boshnjake qe arrestuar më 6 maj 2013 nga Policia e Kosovës, pasi kërkohej me flet arrest ndërkombëtar.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit