13.3 C
Pristina
Saturday, October 19, 2024

Tri shpërthime në Prishtinë, një në Mitrovicë – VIDEO

Më të lexuarat

Tri shpërthime të ndara kanë ndodhur rreth mesnate në vetura zyrtare institucionale në Prishtinë. Njëri shpërthim ka ndodhur në lagje “Ulpiana”, tjetri te Xhamia e Llapit dhe shpërthimi i tretë ka ndodhur në Bregun e Diellit. Të tria shpërthimet kanë ndodhur pothuaj në të njëjtën kohë, ka konfirmuar për KTV-në zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ende nuk dihen detajet por targat janë të gjitha 3Z. Mësohet se nuk ka të lënduar. Ndërsa një shpërthim tjetër ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate në veri të Mitrovicës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës Besim Hoti ka thënë për KTV-në se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Në mëngjes pritet të bëhet verifikimi dhe hetimet e mëtejme ka thënë ai./kohaislame  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit