4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Treni përsëri shtyp një emigrant në Maqedoni, plaku nga Afganistani merr lëndime të rënda

Më të lexuarat

Sipas informatave nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë aksidenti ndodhi mbrëmë vonë, pikërisht në ora 23:30. Aksidenti ndodhi në relacionin Shkup-Tabanoc, në stacionin hekurudhor Ilinden në afërsi të Shkupit
 
 Treni ndërkombëtar i linjës Selanik-Shkup-Beograd, shtypi një person 62 vjeçar nga Afganistani, i cili ka marr lëndime të rënda dhe është transportuar në spital, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Ivo Kotevski, zëdhënësi Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka konfirmuar për AA se nuk ka viktima. Sipas informatave nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë aksidenti ndodhi mbrëmë vonë, pikërisht në ora 23:30. Aksidenti ndodhi në relacionin Shkup-Tabanoc, në stacionin hekurudhor Ilinden në afërsi të Shkupit.
 
Me personin e plagsur ishin edhe dy veta, të cilët ndodhen në qendrën e pranimit në Gazi Babë. Policia është duke bërë hetime në vendin e ngjarjes.
 
Rikujtojmë, se të paktën 14 emigrantë u vranë dy ditë më parë, kur treni ndërkombëtar i linjës Selanik-Beograd shtypi një grup të emigrantëve në afërsi të qytetit të Velesit.
 
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se në vendin e aksidentit, janë gjetur trupat e 14 emigrantëve. Policia ka arrestuar tetë prej të mbijetuarve të cilët janë gjetur jo shumë larg nga vendi i aksidentit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit