3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Trendi i zbritjeve mashtruese në Kosovë

Më të lexuarat

Pas raportimit në Koha.net në lidhje me mashtrimet që marketet po bëjnë me çmime në kurriz të konsumatorit, një lexues tjetër ka dërguar edhe disa fotografi që dëshmojnë se ky mashtrim nuk është bërë në vetëm një produkt, por në disa sosh.
 
Siç mund ta shohim në fotografitë e fundit, të siguruara nga një lexues yni nga Vushtria, marketi ka mashtruar edhe me çmimin e virshlleve por edhe me disa lloje të djathërave.
 
Gjithçka është e dokumentuar me foto, të cilat po ua sjellim në vijim:

Trendi i zbritjes së çmimeve në mbarë botën funksionin në atë mënyrë që produktet e ekspozuara më parë me një çmim të caktuar, me vendim të prodhuesit dhe/apo eksportuesit të atij produkti të pësojnë ulje pas një kohe me qëllim që produkti të shitet më shumë.
 
Mirëpo, në vendin tonë, ky trend nuk funksionin në të shumtën e rasteve në këtë mënyrë. Kjo pasi shpesh konsumatorët bien pre e mashtrimeve që u bëhen me “aksione të zbritjeve”.
 
Rasti i fundit është fotografuar nga një lexues i Koha.net në një prej super-marketeve në kryeqytet, ku shihet se një produkt ka “rënë në aksion”, nga çmimi kinse i mëhershëm 3.15 euro në 2.95.
 
Mirëpo, ata kanë harruar që çmimin e mëhershëm të atij produkti ta heqin para se ta vendosin në aksion atë produkt. Në çmimin e mëhershëm shihet qartë se produkti ka pasur pikërisht çmimin e reklamuar si në aksion, pra 2.95 euro. Vjetërsia e etiketës së çmimit të tij të mëhershëm e vërteton atë se produkti nuk ka rënë fare në aksion, por është bërë për ta vënë në lajthitje konsumatorin.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit