-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Tregu historik i Xhakartës, gërshetim i kulturave dhe religjioneve

Më të lexuarat

Pasar Baru, është tregu historik në qiell të hapur në Xhakartë të Indonezisë, që për veçori ka gërshetimin e komuniteteve nga grupe të ndryshme etnike dhe fetare të cilat tregëtojnë në një ambient ku zotëron paqja dhe toleranca.

I themeluar në vitin 1820, Pasar Baru është njëra nga zonat më të vjetra tregëtare në Xhakaretë. Tregu historik në të cilin indonezianët tashmë për dekada të tëra bashkëpunojnë me tregëtarët nga Kina dhe India, mban gjallë kulturat e këtyre tre vendeve.

Pasar Baru në gjuhën lokale do të thotë “tregu i ri”, dhe njihet edhe si “India e vogël”, për shkak të numrit të madh të objekteve afariste të shtetasve të Indisë.

Tregëtimi bëhet kryesisht nga njerëz të cilët e kanë trashëguar këtë lëmi nga paraardhësit e tyre, nga babai tek djali, të cilët kryesisht prodhojnë dhe shesin tekstile, këpucë, orë, dhe gjësende për dhurata.

Tregu është një nga vendet më të njohura për t’u vizituar nga turistët vendas dhe të huaj.

Koleksionuesi i monedhave të vjetra, Pak Syamsir, 80, tha se në koleksionin e tij ka monedha dhe kartmonedha 60 vjeçare nga vende të ndryshme të botës.

“Më parë, turistët vinin te unë për të këmbyer paratë, megjithatë me daljen e këmbimoreve është ulur edhe numri i turistëve që vijnë tek unë për këtë gjë”, tha Syamsir.

Tregu në fjalë ka 137 shitore.

Ndryshe, Indonezia ka rreth 260 milionë banorë, nga të cilët 87 për qind janë myslimanë, dhjetë të krishterë dhe 1.7 për qind hindu./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit