1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tregimi për tregtarin Musliman dhe klientin hebre

Më të lexuarat

Tregohet për një tregtar, një njeri nga të devotshmit, i porositte punëtorët e tij në lokal, që klientëve t’iu tregojnë të metat e mallit, nëse eventualisht kishin ndonjë të metë.

Një ditë prej ditësh erdhi një Jehudi dhe bleu një rrobë me defekt, ndërsa pronari i lokalit nuk ishte prezent.

Punëtori tha: Ky është Jehudi, nuk na intereson nëse ia japim me defekt.
Erdhi pronari i lokalit dhe e pyeti për petkun me defekt, e punëtori tha: “Ia shita një Jehudiu për 3.000 dirhem dhe nuk e njoftova për defektin e mallit”.
Pronari pyeti: Ku është ai?
Puntori u përgjigj: Ai u kthye me karavanin.

Pronari morri të hollat me vete dhe i shkoi pas karavanit derisa e zuri pas ditëve.

Pronari i tha Jehudit: O ti! Ke blerë një rrobë tek dyqani im, ndërsa ajo rrobë ka një të metë, merri paratë e tua dhe ma kthe rrobën.
Jehudi e pyeti: Çka të shtyu ta bësh këtë?

Tregtari i devotshëm i tha: Islami! I Dërguari ynë ka thënë: “Kush mashtron nuk është prej nesh.”

Jehudiu ia ktheu: Dirhemët me të cilat pagova ishin falso, atëherë merri 3.000 dirhem origjinale, e po të shtoj edhe më shumë se kaq dhe tha: “Nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhammedi, alejhi selam, është i dërguar i Tij”.

Të kapurit për mësimet e fesë Islame është metoda më e mirë për përhapjen e tij, dhe përmirësimin e kuptimit të tij tek jo-muslimanët. Kujdesu për emanetin dhe sinqeritetin me muslimanët dhe jo-muslimanët.

Përktheu: Valdet Kamberi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit