2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Tregimi për katër qirinjtë: Cilin e keni shuar ju?

Më të lexuarat

Katër qirinj duke u djegur po konsumoheshin ngadalë.Vendi ku ndodheshin ishte shumë i qetë dhe dëgjohej qartë biseda e tyre .

Qiriu i parë thoshte: Unë jam PAQJA, por njerëzit nuk më duan , dhe nuk më ngelet gjë tjetër veçse të shuhem. Kështu pak nga pak u shua krejtësisht.

Qiriu i dytë thoshte :Unë jam BESIMI, por tashmë nuk vlej për asgjë,nuk ka kuptim të rri ndezur. Pa mbaruar mirë fjalët fryu një erë e lehtë dhe e shuajti.

E trishtuar, e trishtuar, qiriu i tretë tha: Unë jam DASHURIA,  nuk kam forcë për të vazhduar që të rri ndezur. Njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë time. Shumë herë preferojnë të urrejnë. Dhe pa e zgjatur shumë filloi të fikej ngadalë.

Në atë moment në vendin ku ndodheshin qirinjtë hyn një fëmijë dhe kur i pa të fikur iu tha:

Po çfarë po bëni kështu Ju duhet të rrini gjithmonë ndezuR, unë e kam frikë errësirën. Tha kështu dhe ia plasi të qarit.

Atëherë qiriu i katërt me ëmbëlsi i tha : Mos u tremb , mos qaj: deri sa unë të jem e ndezur, mundemi gjithmonë të ndezim tre qirinjtë e tjerë: Unë jam SHPRESA.

Me sy të mbyllur dhe të fryrë nga të qarët , djali mori qiriun e Shpresës dhe ndezi tre qirinjtë e tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit