19.7 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

Tregimi për dijetarin dhe njeriun i cili përgojonte të tjerët

Më të lexuarat

Në kohën e dinastisë Abasite, në Bagdat kishte jetuar një dijetar i cili e çmonte shumë diturinë.

Një ditë, atë e takon një njeri dhe i thotë: „A e di çfarë kam dëgjuar pak më parë për një mik timin?“

„Prit një minutë“, i thotë dijetari. „Para se t’më thuash, do të lutesha që t’i përgjigjesh tri pyetjeve të mia. Dua të sigurohem se a do të kem dobi nga fjalët tuaja, apo jo.

Pyetja e parë ka të bëjë me vërtetësinë e lajmit. A je absolutisht i sigurt se kjo që dëshiron t’më thuah është e vërtetë?
„Nuk jam aq i sigurt“, tha njeriu. „Unë vetëm kam dëgjuar diçka dhe …“
„Mjaft më the“, i tha dijetari. „Pra, ti nuk e di nëse lajmi është i vërtetë apo jo.”

Tani kalojmë në pyetjen e dytë, e cila ka të bëjë me atë nëse ke për të thënë diçka të mirë apo të keqe. A dëshiron t’më thuash fjalë të mira apo të këqija për mikun tënd? “
„Çfarë të mira, përkundrazi …“ iu përgjigj njeriu.
„Pra, ti dëshiron t’më thuash diçka të keqe për të, dhe nuk je i sigurt se a është e vërtetë.

E ke edhe një pyetje tjetër, e cila ka lidhje për dobinë e mundshme.
A do të kem dobi unë nga ajo që do t’më thuash për mikun tënd? “
„Jo …“
„Pra, pse dëshiron t’më thuash diçka që nuk është as e vërtetë, as e mirë e as e dobishme?“, tha në fund dijetari.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit