-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Tregimi për beduinin i cili e la nënën në shkretëtirë

Më të lexuarat

Jeta e beduinëve arap në shkretëtirë është në kërkim të përhershëm të burimeve të ujit dhe kullotave të freskëta. Në një fis të tillë jetonte njeriu i cili kishte një nënë të plak e cila shpesh humbte kujtesën. Meqë ishte në moshë ajo shpesh humbte kujtesën, prandaj nuk ndahej nga i biri. Mirëpo sjellja e saj e irritonte birin dhe ulëte autoritetin tek njerëzit – e tillë ishte dritëshkurtësia e tij.

Një herë para se fisi të lëvizte dhe shpërngulej në një vend tjetër, ky njeri i tha gruas së tij:
“Nesër para se të nisemi lëre nënën time këtu, vendos pak ushqim aty pranë ndaj ndoshta kalon dikush dhe e merr apo do të vdes, dhe ne do të lirohemi nga ajo.”

Bashkëshortja iu përgjigj: “Në rregull, do të bëj si ke thënë.”

Të nesërmen fisi nisi në rrugë. Bashkëshortja veproi siç i tha burri – e la nënën dhe pak ushqim dhe ujë, por bëri edhe diçka tjetër të çuditshme – me vjehrrën la edhe të birin e tyre. Djaloshi kishte pak më pak se një vjet, dhe i ati e dashuronte shumë – dhe sa herë që kishte kohë për pushim, kërkonte nga gruaja që t’ia sjell ta mbaj në krah dhe të luajë me të.

Diku rreth drekës karvani ndaloi që të pushojnë dhe ushqejnë vetë dhe bagëtinë, meqë kishin udhëtuar që nga lindja e diellit. Të gjithë u ulën me familjet e veta, ndaj edhe ky kërkoi nga gruaja që t’ia sjellë të birin të luajë me të.
Por ajo i tha: “E lash me nënën tënde, nuk e duam atë.”
Njeriu bërtiti: “Çfarë?!”
Bashkëshortja iu përgjigj: “Meqë edhe ai do të lë në shkretëtirë siç e ke lënë nënën tënde.”

Këto fjalë e goditën si shigjetë, por nuk i tha gjë dhe kuptoi gabimin që kishte bërë. Hipi kalin dhe me vrap u nis që të mos i sulmojnë nënën dhe të birin e tij egërsirat të cilët gjithmonë shkojnë në vendet e tilla ku kanë qëndruar beduinët në kërkim të ushqimeve dhe kafshëve të ngordhura.

Kur arriti në atë vend, shikoi nënën e cila ishte e rrethuar nga ujq të cilët mundoheshin t’ia rrëmbejnë foshnjën, deri sa ajo mirë e mbuluar mundohej me ët gjitha forcat t’i refuzojë ata duke bërtitur: “Largoheni, ky është biri i birit tim.”

Njeriu vrau disa ujq ndërsa të tjerët u larguan, mandej puthi nënën e tij në ballë disa herë dhe qau duke u penduar për veprën e tijtë shëmtuar.

Pas kësaj ngjarje ai bënte aq shumë mirësi ndaj nënës dhe kurrë nuk e ndante nga vetja. Ndërsa kur shpërnguleshin në ndonjë vend tjetër, nënën e vendoste mbi kalin që gjithmonë e mbante përpara syve. Gjithashtu, pas asaj ngjarje kishte një respekt të veçantë ndaj bashkëshortes së tij e cila ia mësoi një leksion të cilin nuk do ta harroi kurrë.

O Allah, na mundëso të jemi bamirës ndaj prindërve!

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit