3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tregimi nga Bombaj që do t’u kthej besimin tek njerzillëku

Më të lexuarat

Humans of Bombay, nje fotoblog që regjistron jetën e banorëve të Bombajit së fundi ka botuar tregimin për njeriun i cili ka shkolluar më shumë se 200 fëmijë të varfër. Edhe krahas vështirësive të tij financiare, ky njeri bashkë me gruan e tij kujdeset për shkollimin e 40 fëmijëve. Disa fëmijë që u shkolluan nga këta punojnë në kompani multinacionale dhe tani ndihmojmë fëmijët që janë sikur ata që ishin më parë.

Para 15 vjetëve gruaja ime erdhi në shtëpi me një vajzë e cila duhej të largohet nga shkolla për shkak se prindërit e saj nuk kishin mundur të përballojnë pagesën e shkollës. Vendosa ta paguaj menjëherë sepse donte të mësoj dhe të arrij dicka në jetë. Siç kalonte koha, ne i pyesnim fëmijët e lagjes se a shkojnë në shkollë, dhe nëse ndonjëri nuk shkonte për shkak të varfërisë ne ia paguanim shkollimin. Deri sot kemi paguar shkollimin e më shumë se 200 fëmijëve, duke përfshirë edhe harxhimet për fakulltet.

Në vitin 2001 kur edhe fillova të ndihmoj fëmijët të shkollohen, isha një njeri i pasur që me pagën time mund të jetoja në mënyrën më të bukur. Mirëpo, gjithcka ndryshoi kur përjetova një aksident. Kam një vrimë në këmbën e majtë dhe jam gati se i verëbr në syrin e djathtë. Kalova katër vjetë në krevat çka më lodhi financiarisht, mirëpo gruaja ime dhe unë së pari kujdeseshim për shkollimin e fëmijëva pastaj për harxhimet tona. Tani kujdesemi për 40 fëmijë. Kur njëri prej tyre mbaron shkollimin, ne gjejmë një tjetër fëmijë për shkollim.

Kohët janë të atilla sa që nëse më hahet dicka e shijshme, së pari mendohem sepse tani nuk kemi aq para, mirëpo lumturia jonë është e pafund. Fëmijët që i kemi shkolluar tani punojnë në kompani të njohura dhe shpesh më ofrojnë para që unë të tërhiqem dhe të pushoj, mirëpo unë u them një gjë – jepuni dikujt që ka nevojë këto para, dhe kështu do t’i mi ktheni sikur 100 jetë.
Kjo është bukuria e jetës që unë bashkë me gruan time e filluam para 15 vjetëve. Shumica prej atyre fëmijëve që i shkolluam tani kujdsen përe fëmijët që janë sikur ata që ishin më parë… kjo është e gjitha që donim….

Perktheu: Islampress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit