1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Tregimi i një studenti në lëndën e matematikës na mëson se nuk duhet të na robërojnë ide në zgjidhjen e problemeve tona

Më të lexuarat

Në një Universitet në Kolumbi, një student në leksionin e matematikës u ul në fund të klasës dhe fjeti me qetësi. Në fund të leksionit, nga zhurma e studentëve tjerë u zgjua. Shikoi në tabelë dhe pa se profesori kishte shkruar dy detyra. I shkroi me shpejtësi në fletoren e tij, doli nga salla dhe kur u kthye në shtëpi nisi të mendonte për zgjidhjen e këtyre detyrave.
Detyrat ishin të vështira. Shkoi në bibliotekën e Universitetit dhe u pajis me literaturën e duhur. Pas katër ditësh arriti të zgjidhte detyrën e parë. Ishte zemëruar dhe mërzitur me profesorin, i cili u kishte dhënë detyra të vështira!
Në ligjëratën vijuese, studenti u habit, ngase profesori nuk po u kërkonte detyrat. Shkoi tek ai duke i thënë: Profesor i nderuar! Zgjidhja e detyrës së parë më mori katër ditë dhe ja ku e kam të zgjidhur në katër fletë.
Profesori u habit nga studenti duke i thënë: Mirëpo, unë nuk u kam dhënë detyra!
Dy detyrat që i shkrova në tabelë, janë vetëm shembuj që iu dhashë studentëve për detyrat që shkenca nuk arriti t’i zgjidhte!
Kjo bindje negative ka bërë shumë shkencëtarë të mos mendojnë madje as të bëjnë përpjekje në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Ky student po të ishte zgjuar dhe të dëgjonte shpjegimin e profesorit nuk do të mendonte në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Mirëpo shpesh herë një gjumë i dobishëm…
Kjo detyrë bashkë me katër fletët vazhdon të mbetet e ekspozuar në atë universitet.
Gjumë të dobishëm!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit