-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tregimi i Kethit rreth pranimit të Islamit

Më të lexuarat

Tregimi i Kethit rreth pranimit të Islamit

Konvertime December 25th, 2007

Kethi ishte shumë aktive si punëtore muslimane në komunitet. Ajo e pranoi Islamin në mënyrën e saj unike. Ja si e tregon ajo këtë:“Isha vetëm në shkollën fillore kur shkova në librarinë publike me nënën time. Këto librari nuk i gjuajnë librat e kopjuar ose ata që nuk i përdornin. Ata i shesin këta libra me çmim të ulët. Ishte një ankand i librave në librari. I kisha disa para në xhep dhe e bleva një libër. Ky libër ishte pasuri e imja qëkur e bleva nga paratë e xhepit tim. E lashë në dhomën time. Aktivitetet e zakonshme të jetës vazhduan. Vazhdova shkollën e mesme e pastaj edhe shkollën e lartë. Në fund, diplomova në shkollën e lartë. Isha e lumtur që shkoja në kolegj. Studiova artin në vend të shkencës. Isha e interesuar për studimet krahasimtare të feve. Profesori im mbante kurse shumë përfshirëse në këtë aspekt. Studimet krahasimtare te Krishterimit, Hebraizmit dhe Islamit ishin tema kryesore.
Asnjëri prej profesorëve të mi nuk ishin muslimanë. I kalova të gjitha këto kurse pa vështirësi. Në këtë mënyrë fitova mjaft kredi dhe diplomova në kolegj.
Si e posadiplomuar fillova të kërkoja punë. Por ishte çudi që një femër e diplomuar në art të gjente punë pasi në këtë pjesë të vendit ishin pak vende të punës. Isha e dëshpëruar, e mërzitur dhe e thyer si e papunë dhe rrija në shtëpi të shumtën e kohës. Për ta larguar mërzinë time fillova të kërkoj artikuj të ndryshëm që kisha në shtëpinë time. E gjeta librin të cilin e kisha blerë disa vite më parë në librari. Ishte i mbuluar me pluhur. E pastrova atë. Është natyrë e njeriut që t’i çmojë artikujt në të cilët ka shpenzuar paratë e tij. Ishte një pasuri shumë e çmuar për mua.
Fillova ta lexoj atë. Ishte përkthimi i Kur’anit në gjuhën angleze. Sa më shumë që e lexoja aq më shumë bëhesha kureshtare për Islamin. Ishte plotësisht ndryshe nga ajo që më mësuan profesorët e mi në Universitet. Thashë me vete: “A kanë gënjyer profesorët e mi?”
Sidoqoftë, vlerat e vërteta islame të ofruara prej Kur’anit e kënaqën mendjen dhe ndërgjegjen time. I thashë vetes: “Nëse ky është Islami, është i mrekullueshëm, dua të bëhem muslimane.”
Pyesja se si mund të bëhesha muslimane. Procesi ishte shumë i thjeshtë. E pranova Islamin. Elhamdulilah! Së shpejti u martova me një të ri nga Afganistani. Që të dy filluam të punojmë me udhëheqësit lokalë muslimanë dhe të japim kontributin tonë për Komunitetin Islam. Ne kurrë nuk dëshirojmë ta ndryshojmë këtë mënyrë të jetës. Allahu na e pranoftë atë pak çka kemi punuar!”

Përktheu: Fexhrie Kaçiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit