8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Tregimi i burrit që nga turpi nuk mund ta shikonte gruan e tij në sy

Më të lexuarat

Ky është një tregim i vërtetë të cilin e rrëfen Halid el-Xhubejri, kirurg kardiovaskular.

Para disa viteve kisha operuar një djalë i cili kishte vetëm dy vjet e gjysmë. Ishte ditë e martë, ajo dhe dita tjetër kaluan pa ndonjë komplikim. Por, të enjten, në mëngjes, në ora 11:15, për shkak të shokut që kam përjetuar, e kujtoj si të ishte dje.

Njëra nga infermieret më njoftoi se zemra e djalit ishte ndalur. Me nxitim shkova te ai, dhe për 45 minuta ia fërkova muskulin e zemrës, por e gjitha ishte e kotë. Kur e humbëm shpresën, ishte dëshirë e Allahut që zemra të vazhdoj punën dhe ne e falënderuam për këtë.

Shkova ta njoftoj familjen e fëmijës për rastin. Siç e dini, në situata të tilla nuk është edhe aq thjeshtë të bisedohet me ta. Në spital, takova nënën e fëmijës. I thashë se zemra e fëmijës ka dështuar sepse kishte gjakderdhje nga ezofagu, por shkaku është i panjohur dhe frikësohem nga dëmet e konsiderueshme që mund t’i ketë truri i fëmijës. Dhe çfarë mendoni, si reagoi ajo për këtë? A filloi të qaj? A më fajësoi mua për këtë? Jo, ajo vetëm tha, “Elhamdulilah… Allahu im, të lutëm ma shëro fëmijën tim”

Pas 10 ditësh, fëmija filloi të lëvizë. E falënderuam Allahun dhe ishim të lumtur, sepse funksionimi i trurit u kthye në normale. Por, pas 12 ditësh, zemra u ndal sërish. Përsëri ia fërkova zemrën 45 minuta, por këtë herë nuk reagoi. Shkova te nëna e fëmijës dhe i thash se nuk ka asnjë shpresë për shërim. Ajo tha: “Elhamdulilah. Allahu im, të lutem na ndihmo dhe ma shëro fëmijën tim.”

Me ndihmën e Allahut, zemra e fëmijës filloi të rrah përsëri. Pas këtij dështimi, fëmija i shpëtoi gjashtë sulmeve të ngjashme para. Tre muaj kaluan pas gjithë kësaj, por fëmija ende nuk kishte lëvizur. Kur në fund tregoi shenja të jetës, u përball me një problem tjetër, mbi kokën e tij u shfaq një apsces i madh, i mbushur me qelb. Kurrë nuk kisha parë diçka të tillë. E informova nënën e tij për gjendjen e rëndë, por ajo përsëri tha: “Elhamdulilah. Allahu im, të lutem ma shëro fëmijën tim.”

Fëmija u transferua në departamentin e kirurgjisë, aty e morën specialistët për sëmundjet e sistemit nervor dhe të trurit. Pas tre javësh, fëmija filloi të shërohet nga operacioni i ri, por ende nuk lëvizte. Problemet nuk u ndalën me kaq. Pas kësaj fëmija u sëmurë nga një helmim i çuditshëm i gjakut, temperatura e tij u rrit në 41,2 ° C. E informova nënën e tij, dhe ajo përsëri, me durim tha “Elhamdulilah. Allahu im të lutëm shëroje fëmijën tim.”

Vazhduam të luftojmë për jetën e fëmijës së saj. Pas 6 muajsh fëmija u largua nga kujdesi intensiv. Por, nuk ishte në gjendje të flet, të sheh, e as të lëviz. Në gjoksin e tij kishte një plagë të madhe të hapur nga operacioni. Vetëm ta kishit parë se si kujdesej nëna e tij për te … Subhanallah. Tërë kohën rrinte afër tij, dhe me një dashuri të jashtëzakonshme kujdesej për te. Ishte e durueshme dhe plot shpresë.

Çfarë mendoni, cilat janë shanset që një fëmijë i cili ka kaluar nëpër të gjitha këto probleme dhe sëmundje të shërohet? Mund ta imagjinoni se si mund të ndihet një nënë, fëmija e së cilës ishte në buzë të varrit?

A e dini se çfarë ka ndodhur dy muaj më vonë? Me ndihmën e Allahut, fëmija u shërua plotësisht, dhe kështu gjithë përpjekja dhe durimi i nënës së tij u shpërblye në mënyrën më të mirë.

Por, tregimi nuk përfundon këtu. Më lejoni t’ju tregoj edhe diçka që sytë e mi m’i mbushi me lot. Një vit e gjysmë pasi fëmija u largua nga spitali, prindërit e djalit erdhën për t’më vizituar. Me ta ishte edhe fëmija i tyre, krejtësisht i shëndoshë, sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Ndërsa nëna, në gjirin e saj, mbante fëmijën tjetër, katër muajsh. I përshëndeta ngrohtësisht dhe me shaka e pyeta burrin e saj, nëse fëmija i tyre është fëmija i gjashtë apo i shtatë.

Ai qeshi në këto fjalë, dhe tha: “Ky është fëmija ynë i dytë. Djali ynë që ju e keni operuar ishte fëmija ynë i parë, i cili lindi pas 17 vite martesë, dhe pas këtyre viteve të shumë pritura, ai u sëmurë rëndë, për çka ju vetë jeni dëshmitar. ”

Pas këtyre fjalëve fillova të qaj, nuk mund të përmbaja veten. E mora dorën e këtij njeriu dhe pasi u ngritëm e pyeta: “Gruaja juaj, pas 17 viteve të pritura kishte aq shumë durim për të gjitha ato që i kanë ndodhur djalit tuaj?” A e dini se çfarë tha ai? Dëgjoni me kujdes, vëllezër dhe motra të mi të dashur.

Ai më tha: “Ka 19 vjet që jemi bashku në martesë, kurrë deri më sot nuk e ka humbur namazin e natës, përveç me arsye të justifikueshme. Kurrë nuk e kam dëgjuar duke përgojuar, duke bartur fjalët e të tjerëve, dhe kurrë nuk më ka gënjyer. Sa herë që unë shkoj diku apo kthehem në shtëpi, ajo e hap derën dhe bën lutje për mua, me mirësi më pret dhe më përcjell. Në të gjitha veprimet e saj tregon dashurinë, kujdesin dhe dhembshurinë.”

Dhe pastaj shtoi: “Doktor, për shkak gjithë vëmendjes që ma dhuron dhe moralit të saj të lartë, mua më vjen turp ta shikoj në sy.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit