2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tregime Ramazani: Shekik El-Belhi dhe nxënësi i tij

Më të lexuarat

Hatimi ka qenë nxënës i Shekik El – Belhit. Një ditë erdhi tek mësuesi i tij dhe trokiti në derë. Shekiku ishte duke marrë abdes, andaj i tha gruas ta hap derën. Shekiku pyeti: “Kush është në derë?” ndërsa gruaja i tha: “Shoku yt i verbër.”

Shekiku u habit duke e ditur se nuk ka asnjë shok të verbër. Kur doli tek dera e pa nxënësin e tij Hatimin. Ai 30 vite e kishte vizituar mësuesin e tij, ndërsa gruaja kishte menduar se nxënësi kishte qenë i verbër për arsyeje se asnjëherë nuk e kishte shikuar!
***
Në xhuzin e 18 Allahu i Madhërishëm i urdhëron besimtarët dhe besimtaret të ulin shikimet. Shikimi është dritare në zemrën tënde.. kur i mbyll dritaret e shtëpisë, atëherë do ta pastrosh brendësinë tënde. Dije se sa më shumë ta ulësh shikimin, më shumë do të shohësh me zemrën tënde. Kështu na mëson Kurani…

Përktheu: A. D. Islampress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit