2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Tregime Ramazani – Një njeriu i thanë të hyj në një shtëpi të madhe ku gjendet një dhomë me ar, argjend dhe diamante…

Më të lexuarat

Një njeriu i thanë të hyj në një shtëpi të madhe ku gjendet një dhomë me ar, argjend dhe diamante dhe gjëra tjera të bukura. “Ajo është dhoma e fundit e shtëpisë. Shko atje dhe gjithçka që gjesh është e jotja, mirëpo kujdes ke vetëm gjysmë ore kohë! Njeriu shpejtoi tek dera e dhomës dhe përnjëherë në mur sheh foton e një grua të bukur dhe i tha vetes: “Kur të dal me arin të gjitha gratë do të jenë të miat!” Pastaj pa një foto të një veture të hutuar, dhe mendoi si do të ketë dhjetëra të tilla. Pa kopshtin e bukur dhe dëshiroi të ketë edhe shumë të tillë. Për një moment erdhi në vete dhe kuptoi se së pari duhet të arrij tek dhoma. Tamam filloi të hap derën dikush i vendosi dorën në shpatull dhe i tha: “Koha jote kaloi, duhet të dalësh.”

***

Personazhi kryesorë i këtij tregime jemi unë dhe ti. Kjo dhomë me këso vlerash është xheneti. Rruga deri tek dhoma është rruga jonë deri në xhenet. Njeriu që tha se koha kaloi është meleku i vdekjes, ndërsa gjysma e orës është jeta jonë. Fotot në mur janë dunjaja. Nëse e vendosësh dunjanë para ahiretit, do t’i humbësh të dyja, ndërsa nëse e vendos ahiretin para dunjasë, do t’i kesh të dyja!
Në xhuzin e tretë Allahu i përshkruan krijesat: ” Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek Allahu është e ardhmja më e mirë.” (Ali Imran, 14)
Nuk diskutohet se duhet ta marrësh të drejtën tënde në këtë botë. Mirëpo, vendose dunjanë në duart tua, ndërsa në vend të parë në zemrën tënde le të jetë vetëdija se qëndrimi më i mirë është tek Allahu! Kështu na mëson Kurani…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit