2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tregime Ramazani – Ne Islam ftohet me urtësi

Më të lexuarat

Një grup të rinjsh ishin dehur dhe ishin dorëzuar plotësisht gëzimit dhe haresë. Pranë tyre kalonin njerëzit që dënonin ashpër veprimin e tyre dhe i këshillon në mënyrë qortuese. Të rinjtë as që e kishin dertin tek këshillat e kalimtarëve. Në një moment pranë tyre kaloi një njeri i urtë dhe tha vetëm këtë: “Allahu im, ashtu siç i ke bërë të gëzuar në dunja, bëri të gëzuar edhe në ahiret…”

Njërin nga të rinjtë e preku thellë kjo lutje sa që doli nga ajo shkujdesje duke e lutur njeriun e urtë të shoqërohet me të, ndërsa më vonë edhe të rinjtë tjerë iu bashkuan atyre dyve.
***
Në xhuzin e 14 Allahu i Madhërishëm na mëson se në Rrugën e Drejtë ftohet nëpërmjet dy hapave: me urtësi dhe më këshilla të bukura. Shumë njerëz japin këshilla të bukura, mirëpo u mungon urtësia në ofrimin e tyre. Gjunahqari është sikur i sëmuri, mos e godit direkt, por me butësi afroju zemrës së tij të sëmurë, pastaj këshilla jote e bukur do të jap frute. Kështu na mëson Kurani…

Përktheu: A. D. Islampress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit