0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Tregim për të marr shumë mësim

Më të lexuarat

TREGIM
Një mbret e kishte dënuar me vdekje një zdrukthtar, e lajmi i trishtë i arriti shumë shpejtë atij.
Nga frika e madhe, ai nuk mundi të flinte atë natë.
Gruaja, duke e parë në një gjendje të tillë, i tha:
“O burri im, flej ashtu siç fle çdo natë, sepse Zoti është Një, ndërsa dyert e Tij janë të shumta!”
Fjalët e ngushëllimit ranë në zemrën e tij, ra në gjumë, dhe nuk u zgjua veçse nga zhurma e ushtarëve që trokisnin në derën e tij.
Fytyra e tij u zbeh dhe e shikonte gruan e tij me një pamje të dëshpërimit, keqardhjes dhe zemërthyerjes pse i besoi asaj.
Duke ju dridhur duart, e hapi derën dhe ua dha ushtarëve që ta lidhnin.
Dy ushtarë e shiqonin me habi, pastaj i thanë: “Mbreti ka vdekur, e ne duam t’i bëni një arkivol!”
Fytyra e tij shkëlqeu, e vështroi gruan me një vështrim kërkim faljeje, buzëqeshi, e pastaj kujtoi fjalët e saja:
“O burri im, flej ashtu siç fle çdo natë, sepse Zoti është Një, e dyert e Tij janë të shumta!”

“Kush i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë atij rrugëdalje (nga çdo vështirësi).”
Talak, 2.

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit