2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Tregim mjaft emocionues: Durimi në rrugën e Allahut

Më të lexuarat

Një ndër shembujt më të shkëlqyer të respektimit të urdhrave të Allahut dhe të rrugës së Tij është edhe shembulli i floktares së bijës së faraonit.

Një ditë, derisa floktarja ia krihte flokët bijës së faraonit, asaj i rënë krehri në tokë dhe kur ajo u ul ta merrte tha: Bismil-lah, Në emër të Allahut

Bija e faraonit e dëgjoi floktaren dhe i tha: Babai im është Allahu.
Por, floktarja iu përgjigj: Zoti im, Zoti yt dhe Zoti i babait tënd është Allahu.
Atëherë bija e faraonit i tha: Do ta njoftoj babanë tim për këto fjalë tuaja.
Dhe ashtu bëri.

Kur faraoni i kuptoi fjalët e floktares i tha: A ke Zot tjetër pos meje?!
Floktarja i tha: Zoti im dhe Zoti yt është Allahu.
Kur i dëgjoi këto fjalë faraoni pyeti: A ka floktarja fëmijë.
Po, ajo ka katër fëmijë, bile njërin e ka endë në gji, iu përgjigjën faraonit.

Me të dëgjuar këtë fjalë, faraoni kërkoi që t’ia sillnin katër fëmijët e floktares, si dhe një kazan të madh me ujë, ndërsa nën te ta ndiznin një zjarr të fortë.
Faraoni mori fëmijën e madh të floktares dhe i tha asaj: A ke ti Zot tjetër pos meje?

Zoti im dhe Zoti yt është Allahu, iu përgjigj floktarja.

Faraoni e hodhi fëmijën në zjarr para syve të nënës dhe fëmija filloi të bërtiste derisa u djeg i tëri.
Faraoni bëri kështu edhe me fëmijën e dytë dhe të tretë. Edhe ata u djegën sikurse vëllai i tyre i madh, dhe e gjithë kjo ndodhi para syve të nënës së tyre e cila kishte vetëm një përgjigje: Zoti im dhe Zoti yt është Allahu.

Më pas radha i erdhi fëmijës më të vogël i cili ishte akoma në gji.
Zemra e floktares filloi të dridhej dhe kraharori t’i ngushtohej, por në atë moment fëmija i vogël filloi t’i flas nënës së tij: Bëj durim oj nëna ime, sepse ti pa dyshim je në rrugën e vërtetë.
Pas kësaj faraoni e hodhi në zjarr fëmijën bashkë me nënën e tij.
I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te, me t’u kthyer pas udhëtimit në natën e Israsë dhe Mi’raxhit, ka thënë: “Derisa po udhëtoja në qiell, ndjeva një aroma të bukur të cilën asnjëherë më parë nuk e kisha ndier, ndaj e pyeta Xhibrilin. O Xhibril, ç’është kjo aromë? E ai më tha: Është aroma e floktares së bijës së faraonit dhe katër fëmijëve të saj”
Allahu u Madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë: “Të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë” (Zumer, 10)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit