1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Trefish më shumë virusa në Android

Më të lexuarat

Ata të cilët krijojnë softuer të dëmshëm për pajisjet mobile i janë vënë pas sistemit operativ Android.
Kështu thuhet sipas kompanisë për sigurinë e pajisjeve mobile, NQ, e cila ka gjetur se pajijset mobile që bazohen në Android të cilat janë të infektuara me viruse janë rritur nga 10.8 milionë në 32.8 milionë nga viti 2011 në 2012.

NQ gjithashtu ka thënë se 95 për qind e virueseve të detektuara në 2012 janë dizajnuar veçanërisht për pajisjet Android, që nënkupton se platforma e Google zë vendin e parë për kriminelët kibernetik.

Megjithatë, sipas Brian Katz i InfoWorld thuhet se përdoruesit e Android jashtë shteteve të mëdha nuk duhet të brengosen shumë për këtë fakt, pasi që pjesa më e madhe e viruseve janë në Kinë, Indi dhe Rusi.

Sipas Katz, ky problem mund të zgjidhet shumë lehtë nëse përdoruesit vendosin që aplikacionet e tyre mobile t’i shkarkojnë nga “burimet e njohura”, dhe jo nga zhvillues të cilët nuk janë të njohur për Google.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit