0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tre të vrarë në Dagestan

Më të lexuarat

Tre burra, të përshkruar si luftëtarë musliman, janë vrarë në Republikën e Dagestanit, në Kaukazin Verior të Rusisë.

Regjimi i Rusisë ka thënë se anëtarët e dyshuar të grupit të armatosur ilegal, janë vrarë të hënën gjatë një operacioni kundër “tërrorizmit” afër fshatrave Kuma dhe Kundy.

Policia thotë se po punon në identifikimin e të vrarëve dhe gjetjen e bashkëpunëtorëve eventualë të tyre.

Kaukazi Verior është kthyer në rajonin më të dhunshëm rus, gjatë viteve të fundit.

Në luftën për një vend të pavarur me mundësi të jetesës sipas parimeve normale ku mundësohet praktikimi i dispozitave të besimit islam, popullata vendase gjindet vazhdimisht në konflikte me forcat ruse dhe proruse të sigurisë. 

Pas luftërave në Çeçeni në mes të viteve të ’90-ta dhe në fillim të viteve 2000, në rajon ka depërtuar motivi i ringjalljes së kërkimit të legjitimetit të të drejtave të tyre kundër regjimit rus, veçmas kjo ndodh në republikat e Kaukazit Verior, si Dagestani dhe Ingushetia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit