Tre persona kanë mbetur të vrarë pas të shtënave në një tramvaj në qytetin holandez të Utrechtit, ka thënë kryebashkiaku i qytetit, shkruan bbc.
Siç bëhet e ditur tutje, nëntë persona të tjerë janë të plagosur në një incident të cilin policia thotë se duket të jetë një sulm terrorist.
Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se janë në kërkim të një turku 37-vjeçar të quajtur Gokmen Tanis dhe i ka paralajmëruar njerëzit që të mos i afrohen atij.
Shkollat janë mbyllur dhe siguria është rritur ndërsa policia kundër terrorizmit punon për të gjetur personin e armatosur.
“Ne nuk mund të përjashtojmë një motiv terrorist”, tha një konferencë për shtyp të hënën, koordinatori holandeze kundër terrorizmit Pieter-Jaap Aalbersberg.
“Shumë është ende e paqartë në këtë pikë dhe autoritetet lokale po punojnë shumë për të vendosur të gjitha faktet”, tha z. Aalbersberg.
Ai shtoi se kishte patur të shtëna në “vende të ndryshme”, por nuk shtjelloi se ku ishin këto./tg