1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Tre nga nëntë të vrarët janë masakruar deri në shpërfytyrim?

Më të lexuarat

Prokuroria e Shtetit në Kosovë ka miratuar kërkesën e familjarëve të kosovarëve të vrarë në Kumanovë, që trupave të pajetë t’u kryhet një autopsi e re nga Mjekësia Ligjore kosovar
Top Channel ka mësuar se tre nga nëntë të vrarët janë masakruar deri në shpërfytyrim dhe do të jetë pikërisht autopsia e re ajo që pritet të japë përgjigje ndaj dyshimeve të familjarëve, nëse ndonjë prej tyre është vrarë dhe masakruar pasi është kapur i gjallë.
 
“Medoemos që autopsia tregon çdo gjë. Çdo gjë do të filmohet, çdo gjë do të shenjëzohet dhe ajo do të tregojë gjithçka. Ajo që do të mësohet, në formën e një raporti të autopsisë së dytë, do t’i prezantohet prokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Arsim Gërxhaliu, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore.
 
Gërxhaliu tha se ekipet e tij janë gati për nisjen e autopsisë, por shtoi se janë duke pritur raportet mjekoligjore maqedonase, për të parë dhe krahasuar ndërhyrjet, që kanë bërë gjatë autopsisë së parë.
 
“Stafi i mjekëve të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, sapo mori vendimin që, me të ardhur raportet e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shkup, ne jemi të gatshëm në çdo minutë të hyjmë dhe t’i kryejmë brenda ditës, autopsitë e të gjithëve në departamentin tonë”, tha më tej Arsim Gërxhaliu.
 
Mësohet se Ambasada e Kosovës në Maqedoni është duke punuar me autoritetet në Shkup, që të merren sa më parë raportet e Institutit të Mjekësisë Ligjore atje, e t’u dorëzohen mjekëve në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
 
Trupat e pajetë të nëntë të vrarëve në Kumanovë u kthyen në Kosovë mëngjesin e së premtes, ku u pritën me flamuj kombëtare nga të afërm dhe shumë qytetarë, në pikën kufitare në Hanit të Elezit. /Top Channel/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit