11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Tre këshilla se si të nisni një biznes

Më të lexuarat

Kur ish-menaxheri i pasurisë Keith Tan hoqi dorë nga puna e tij në sektorin e financës në vitin 2015, ai nuk ishte fort në dijeni të rrugëtimit që e priste si sipërmarrës.

Ajo që nisi si një plan për të filluar me një zinxhir kafenesh, u shndërrua shumë shpejt në një kompani teknologjie me synimin për të përmirësuar efikasitetin në industrinë e ushqimeve dhe të pijeve.

Gjashtë vjet më vonë, produkti debutues i kompanisë, roboti i automatizuar i kafesë Ella, tashmë po shërben kafe latte dhe kapuçino në disa stacione treni në Tokio, Japoni, ndërsa ka plane të ngjashme për të filluar aplikimin e këtij shërbimi edhe në vendlindjen e tij, Singaporin, gjatë vitit 2022.

Por, rruga drejt suksesit përfshinte “shumë mësime”, tha CEO i Crown Digital për CNBC Make It, duke ndarë këshillat e tij më të mira për ata që po konsiderojnë të fillojnë një biznes.

  1. Vlerësoni idetë me rigorozitet

Para së gjithash, është e rëndësishme të “vlerësoni me rigorozitet idetë tuaja” dhe të siguroheni që ato i shërbejnë një qëllimi.

Në rastin e Tan, kur ai projektoi Ella në vitin 2018, ajo nuk ishte thjesht diҫka e re. Përkundrazi, ai donte të gjente një zgjidhje reale për mungesën e fuqisë punëtore që ndikonte kafenenë e tij dhe pikat e tjera të ushqimeve dhe të pijeve.

Një robot plotësisht autonom që mund të shërbente kafe gjatë gjithë kohës do ta ofronte këtë zgjidhje, arsyetoi ai. Kështu, ai dhe ekipi i tij filluan punën për krijimin e këtij produkti.

“Nuk kishte kuptim të ndërtonim robotë pa asnjë arsye,” tha ai. “Ju duhet ta mbështesni idenë tuaj me një model biznesi që është i qëndrueshëm.”

  1. Shisni idenë tuaj

Më pas, ju duhet të shisni idetë tuaja, qoftë te bashkëthemeluesit, te investitorët, te punonjësit apo edhe te klientët.

“Duhet ta shisni mirë idenë tuaj dhe të jeni të apasionuar pas saj,” tha Tan.

Kjo nuk është gjithmonë e lehtë, sidomos në hapat e parë të një biznesi, tha Tan, duke kujtuar vështirësinë e tërheqjes së stafit dhe të investitorëve kur ai lançoi për herë të parë Crown Digital. Megjithatë, është e rëndësishme të keni besim në idenë tuaj dhe të jeni në gjendje t’ua përcillni atë të tjerëve.

“Kjo është një kompani robotësh që bëjnë kafe. Është një ide e vështirë për t’u shitur”, tha ai. “Ju duhet të keni atë ngutjen për ta shitur idenë tuaj dhe për të ndërtuar ekipin e duhur.”

  1. Gjeni partnerë

Së treti, është jetike të gjeni partnerë që mund t’ju ndihmojnë për ta ngritur biznesin tuaj dhe për ta ҫuar atë në një nivel tjetër.

Për Tan, kjo do të thoshte të bashkëpunonte me operatorët e transportit, të tillë si kompania hekurudhore japoneze JR East dhe rrjeti i metrosë SMRT të Singaporit, në mënyrë që ta bënte produktin e tij të disponueshëm për sa më shumë konsumatorë.

Partneritetet kanë bërë që të dy këta operatorë të investojnë në Crown Digital, duke rritur fondet totale të mbledhura në 3.1 milionë dollarë dhe duke bërë që kompania të vlerësohej në mbi 35 milionë dollarë.

“Nuk mund ta bësh gjithçka vetë,” tha Tan. “Por nëse arrini të ndikoni te partnerët tuaj që ata t’ju ndihmojnë, kjo mund t’ju shërbejë shumë.” / CNBC

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit