0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Tre engjëjt Mikaili, Xhibraili dhe Israfili për çka janë pergjegjës ?

Më të lexuarat

Tre engjëjt e përmendur në lutje janë përgjegjës për çështjet më të
domosdoshme të jetës. Kështu, Xhibrili është përgjegjës për
transmetimin e Shpalljes hyjnore, e cila është ushqimi i zemrave.
Mikaili është përgjegjës për shiun, pa ujin e të cilit nuk jeton dot
trupi, ndërsa Israfili është i ngarkuar të fryjë Surin, që do të
lajmërojë ringjalljen e shpirtrave dhe rikthimin e tyre në trupat
përkatës. Për këtë arsye, lutja drejtuar Allahut duke përmendur
zotërimin e Tij mbi këta tre engjëj, të cilët janë përgjegjës për të
gjitha llojet e jetës, ka një ndikim të veçantë në përmbushjen dhe
arritjen e asaj që njeriu kërkon.

“O Allah, Zoti i Xhibrilit, Mikailit, dhe Israfilit; o Krijues i qiejve e i tokës, Njohës i të fshehtës dhe të dukshmes, Ti gjykon midis roberve të tu, lidhur në ate të cilën ata ndryshojnë. Më udhëzo, me lejen tende, në atë që njerëzit dallojnë lidhur me të vërtetën. Në të vërtetë, Ti udhëzon cilin të duash në rrugën e drejtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit