Pyetja:
Trashëgimtari i pasurisë, a duhet të japë zekat për prindërit që kanë ndërruar jetë?
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Pasi që të vdesë njeriu, gjëja e parë që duhet të bëhet me pasurinë e tij, para se t’u shpërndahet trashëgimtarëve, është largimi nga borxhet dhe detyrimet të cilat i ka personi i vdekur.
Edhe zekati konsiderohet borxh që duhet paguar, para se të bëhet shpërndarja e pasurisë trashëgimtarëve. Andaj, nëse i vdekuri nuk ka dhënë zekatin për një vit ose dy, ose edhe më shumë, atëherë trashëgimtarët duhet pasur kujdes që të paguajnë zekatin në emër të prindërve të tyre.
Allahu e di më së miri.
Alaudin Abazi