2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Trashëgimia e sekretares Clinton

Më të lexuarat

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton që dorëzoi detyrën më 1 shkurt 2013 është konsideruar shpesh nga publiku si gruaja më e admiruar në botë, sipas anketave të orgabizatave si Gallup. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns i hedh një vështrim trashëgimisë së saj në drejtim të politikës së jashtme dhe nëse ajo do të kandidojë për postin e presidentit në vitin 2016.

Hillary Clinton largohet nga Departamenti i Shtetit si gruaja më e admiruar në botë, pasi punoi për të ndërtuar marrëdhëniet e dëmtuara nga luftrat në Afganistan dhe Irak, duke e përqendruar vëmendjen njëkohësisht tek interesat amerikane në Azi Paqësor. Por ajo thotë se çështja e jetës së saj është forcimi i pozitës së gruas.

“Është absurde të përpiqesh të ngresh një ekonomi të fortë ose demokraci të qëndrueshme, ndërsa e trajton gjysmën e popullsisë si qytetarë të dorës së dytë, ose në rastet më të këqia si një specie tjetër. Por në shumë vende ndodh pikërisht kështu. Ato kanë pak ose asnjë të drejtë politike. Ato bëhen objekt dhune të tmerrshme. Shëndeti, madje dhe jeta e tyre rrezikohen”.

Zëvendësdrejtorja e zyrës së Human Rights Watch për Washingtonin, Sarah Margon

“Prirja e saj, madje këmbëngulja e saj për t’u takuar me grupe të shoqërisë civile, është një tregues i vërtetë se politika e jashtme nuk ka të bëjë më vetëm me marrëdhëniet ndërqeveritare, por me angazhimin e të gjitha llojeve të grupeve”.

Analistja e Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Jennifer Cooke thotë se në Afrikën nënsahariane, zonja Clinton inkurajoi marrjen e përgjegjësisë për abuzimin ndaj grave në Republikën Demokratike të Kongos.

“Ajo lë një trashëgimi të fortë diplomatike, qoftë në Kenia, në Bregun e Fildishtë, në Senegal apo me trajtimin e këtyre çështjeve të mëdha në Republikën Demokratike të Kongos”.

Por ka edhe nga ata që e kanë kritikuar zonjën Clinton. Në rastin e Sirisë, ajo është kritikuar se nuk ka bërë sa ç’duhet për të ndihmuar kundërshtarët e Presidentit Bashar al-Assad. Ajo gjithashtu është kritikuar për dështimet e sigurisë në Libi, në misionin amerikan në Bengazi ku katër amerikanë u vranë në një sulm terrorist në shtator.

“Sigurisht, humbja e jetës së katër amerikanëve në Bengazi ishte diçka që më dëshpëron thellë dhe unë po punoj me të gjitha forcat që ta parandalojmë përsëritjen e një gjëje të tillë. Kur bën një punë të tillë, e kupton që nuk mund të kontrollosh gjithçka”.

Posti si Sekretare shteti, do ta ndihmojë zonjën Clinton nëse ajo kandidon për

“Sigurisht si ekspertë të politikës së jashtme këtu në Washington ne analizojnë çdo aspekt, por shumica e amerikanëve do të shohin rezymenë e saj, që është e shkëlqyer. Prandaj kjo sigurisht do ta ndihmojë zonjën Clinton në vitin 2016”.

Pas humbjes në garën paraprake të vitit 2008, zonja Clinton thotë se nuk po mendon për një garë tjetër.

“Më takon mua t’i marr vendimet për të ardhmen time. Tani për tani unë nuk e kam një gjë të tillë ndër mend, por unë do të bëj të gjitha përpjekjet që gratë të konkurrojnë në të gjitha nivelet, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por në gjithë botën”.

Zonja Clinton thotë me shaka se gjëja e parë që do të bëjë sapo të lërë Washingtonin, është të marrë veten nga 20 vjet me gjumë të pamjaftueshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit