Transporti është lëvizja e mallrave dhe njerëzve nga një vend në vendin tjetër.
Transporti është bartaja nga pika A në pikën B të gjë sendi
Transporti publik: transporti që me kushte të njëjta është i përshtatshëm për të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve të transportit.
Operator i transportit: personi juridik a fizik, i cili ushtron veprimtarinë e transportit publik.
Operator vendës : operatori i transportit me seli në territorin e Kosovës.
Operator i jashtëm: operatori i transportit me seli jashtë territorit të Kosovës.
Transport i brendshëm: transporti në territorin e Kosovës.
Transport i jashtëm: transporti ndërmjet Kosovës dhe një apo më shumë vendesh.
Transport i rregullt udhëtarësh: shërbim i rregullt transporti në itinerare dhe vendqëndrime të pandryshuara, të ofruara nga transportuesi dhe të përcaktuara më parë, shërbim i cili kryhet vetëm me autobus dhe mund të jetë urban, ndër-urban dhe i jashtëm.
Transporti i lirë udhëtarësh: transport udhëtarësh jashtë shërbimit të rregullt, duke përfshirë shërbimet speciale të rregullta, që bartin grupe udhëtarësh të organizuar me iniciativë të konsumatorit ose vetë bartësit.
Transport në llogari të vetë: transporti i mallrave me automjet transporti, në ardhje apo në kthim vetëm për llogari të vet.
Fletë ngarkesë: akti që përcjellë mallin i cili përmban: datën dhe vendin e dhënies, emrin e mbiemrin apo titullin e dërguesit dhe adresën e tij, emrin e mbiemrin apo titullin e marrësit dhe vendin e shkarkimit, shenjën e sasisë dhe të llojit të mallit, regjistrimin e dokumenteve që i bashkëngjiten fletëngarkesës, shpenzimet e transportit e të tjera.
Transport urban : Transporti i ushtruar brenda kufijve urban të komunës.
Transporti urban-periferik :transport i ushtruar brenda territorit të komunës. [nga 3-15][1]