4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Transplantim dhe trafikim të qelizave njerëzore, arrestohen 4 persona

Më të lexuarat

Katër persona janë arrestuar dje në Prishtinë pas një operacioni të realizuar në një klinike private në rajonin e Prishtinës. Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore’ dhe ‘bashkëkryerja’ .

Sipas Policisë, ky operacion policor i përbashkët është realizuar me institucionet tjera si: inspektorët shëndetësorë nga Ministria e Shëndetësisë dhe pas këtyre veprimeve hetimore janë arrestuar të dyshuarit, prej tyre dy (2) meshkuj dhe dy (2) femra. “Gjatë këtij operacioni policor si prova materiale nga inspektorati shëndetësor janë sekuestruar: kopje të dosjeve mjekësore, libra-fletore me shënime dhe dokumente tjera të ndryshme. Tre të dyshuarve me urdhër të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt. Arrestohen katër të dyshuar për veprat penale ‘transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore’ dhe ’bashkëkryerje’, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit