1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Transparenca, përfundon portali dixhital

Më të lexuarat

Ministria e Drejtësisë ka përfunduar një nga projektet më të rëndësishme për transparencën e gjyqësorit, që nëpërmjet një portali qëndror garanton jo vetëm informimin e publikut në kohë reale për proceset e tyre në gjykata, por edhe mbikëqyr të gjithë sistemin, pra të gjithë gjykatësit për çdo veprim të tyre.

Siç shpjegoi ministri i Drejtesise, Eduart Halimi, ky portal dixhital sjell disa risi thelbesore per sistemin gjyqesor, ku ne baze qendron transparenca e nje sistemi, qe ka vuajtur nga dyert e mbyllura dhe mungesa e informacionit per publikun, gje qe sipas vleresimeve vendase dhe nderkombetare rrit mundesine per korrupsion ne gjyqesor.

“Sot nërpërmjet të ndërtimi të portalit të gjykatave ne sigurojmë transparencën në çdo qelizë të sistemit gjyqësor. Jemi të bindur se transparenca nuk eliminon tërësisht korrupsionin dhe padrejtësitë, por jemi të bindur se jemi në rrugën e duhur, sepse transparenca rrit përgjegjshmërinë e gjyqtarëve dhe aktorëve të sistemit të drejtësisë, ul korrupsionin, ndihmon qytetarët të identifikojnë devijantët dhe Ministrinë e Drejtësisë të fillojë procedurat për të kërkuar ndëshkimin e tyre”, tha Halimi.

Per kryeministri Berisha ky portal i ri dixhital, i realizuar per 100-vjetorin e pavaresise, si nje nga 3 projektet me te rendesishme te programit per shqiperine dixhitale, eshte lidhja me efikase mes qytearit dhe gjyqtarit, duke nxjerre ne drite cdo veprim te kryer brenda mureve te gjykates.

Sipas Berishës, një hap tjetër i rëndësishëm për transparencën do të ishte heqja apo kufizimi i imuniteteve.

“Imuniteti, heqja apo kufizimi i tij nuk synon asgjë tjetër vetëm parandalimit, vetëm qëndrimin ligjore ndaj të gjitha rasteve, kur pushteti përdoret për favore, për pasurim të paligjshëm”, tha Berisha.

Sistemi i ri dixhital i jep mundësi Ministrisë së Drejhtësisë të identifikojë menjëherë ankesat online për padrejtësitë eventuale që qytetarët evidentojnë gjatë proceseve gjyqësore. Në bazë të inspektimit online, Ministria e Drejtësisë beson se ky dikaster bashkë me Këshillin e Lartë të Drejtësisë kanë mundësi të reagojnë më shpejt ndaj ankesave për padrejtësi, abuzim dhe korrupsion në gjyqësor.

Ky sistem i ri do të jetë bazë edhe për vlerësimin e veprimtarisë së gjyqtarëve, të cilët siç thotë Ministri i Drejtësisë do të hyjë në skanerin e transparencës përpara se të promovohen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit