-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Trajneri i njohur francez i futbollit dhe gruaja e tij konvertohen në Islam

Më të lexuarat

Trajneri i njohur francez i futbollit dhe gruaja e tij konvertohen në Islam

Trajneri i njohur i futbollit, Philippe Troussier me origjinë franceze, me 23 mars 
deklaroi se ai dhe gruaja e tij pranuan islamin. Deklarata është bërë në kryeqytetin e Marokut, Rabat. 

“Omari më nuk është Troussier dhe gruaja e tij nuk është më Dominique por Amina” kjo u publikua në gazetën marokene L’Opinion. Burimet e afërta të bashkëshortëve konvertimin e tyre në Islam ia konfirmuan agjencisë Frans Pres (AFP) dhe shtuan se ceremonia u zhvillua të premten e kaluar. Trajneri Troussier është njeri i cili ka udhëtuar shumë, ai ishte në krye të reprezentacionit maroken dhe ekipit futbollistik Marselle. 

Ai gjithashtu këtë detyrë e ushtroi edhe në Afrikën e Jugut, Nigeri, Burkino Faso, Katar dhe Japoni, ku ushtroi reprezentacionet e atyre vendeve. L‘Opinon në tekst gjithashtu kishte shtuar se konvertimi i tyre në Islam është “Surprizë madhështore dhe e këndshme” “Mirë se vini, Omar dhe Amina në mbretërinë e më të Fuqishmit, Mbretin e të Vërtetës (Allahut xh.sh.), kishin shkruar. 

Si musliman jemi të lumtur ta shohim një person aq të njohur siç është Troussier të bëhet pjesë e besimit paqes dhe tolerancës.” 

Omari nuk deshi të komentoj asgjë, ai vetëm tha se “dëshiron t’i mbajë ndjenjat e veta për vete.” Gjithashtu është cituar “siç shihni gjërat janë duke u zhvilluar”. Gazeta marokene Marocan Evening gjithashtu kishte publikuar lajmin se dy bashkëshortët kishin adaptuar dy vajza, Selmen dhe Miriamin. 

Për çdo vit me mijëra francez pranojnë islamin, por shumica prej tyre nuk kanë guxim ta publikojnë besimin e tyre duke pasur frikë nga diskriminimi në shtëpi dhe në punë si pasojë e pasqyrimeve stereotipe ndaj islamit dhe muslimanëve.

http://www.islamgjakova.net/

http://www.turks.us/article.php?story=20060324143205810

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit