Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq ka thënë se Lista Serbe mund të luajë një rol historik në thyerjen e siç ka thënë ajo të ashtuquajturës ” “Ushtri Çlirimtare e Kosovës” e udhëhequr nga Hashim Thaçi, dhe e themeluar 18 vjet më parë.
Trajkoviq në një intervistë për të pëdtishmen serbe “Danas” deklaroi se kjo mund të bëhet duke bërë një koalicion me njerëz që nuk ishin në pushtet gjatë gjithë kësaj kohe në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
“Ne të gjithë e dimë se sistemi i UÇK-së, e cila është 18 vjet vazhdimisht në pushtet simbolizon vrasjen, persekutimin, rrëmbimin e serbëve, trafikimin e organeve, spastrimin etnik, plaçkën e pronës së serbëve”.
“Me hyrjen në Qeveri, Lista Serbe forcoi në një mënyrë të caktuar dhe shfuqizoi koalicionin e luftës, e cila është shumë e rëndësishme për ta që të kenë serbë të cilët në njëfarë mënyre mendojnë se ata mund të jenë përgjegjës për të bërë një koalicion “, tha Trajkoviq.
“Nga ana tjetër, ne e dimë se ky koalicion lufte është bërë vetëm për dy arsye shumë të besueshme, njëra prej të cilave është për të bërë një përgjigje të fortë sistematike për Gjykatën Speciale, e cila ka të ngjarë të bëhet operacionarl për disa muaj dhe nga e cila do të kërkohet izolimi, ekstradimi I disa drejtuesve të UÇK-së , të cilat kryesisht janë të vendosura në pozitat më të shquara në Prishtinë.
Sipas saj, ata janë: Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj dhe ata njerëz të cilët janë emëruar në pushtetin ekzekutiv.
E pyetur se çka kanë humbur e çka kanë fituar serbët Trajkoviq mendon se “kjo është veçanërisht interesante, pasi që ky koalicion nuk ka marrëveshje, ashtu tha Ramush Haradinaj, se serbët nuk kërkuan asgjë e as nuk morrën”.