Një 64-vjeçare nga fshati Drenovicë të Urës-Vajgurore,mësohet se i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm.
Hava Shehu, nënë e 5 fëmijëve, është gjetur e varur nga familjarët e saj në kasollen e bagëtive,pranë banesës së saj. Ngjarja është shënuar mesditën e sotme dhe kanë qenë dy djemtë e të ndjerës ata që e kanë gjetur nënën e tyre të varur.
64-vjeçarja është transportuar nga familjarët në Spitalin e Beratit, por sipas mjekëve, gruaja ka mbërritur pa shenja jete.
Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat,pas ekzaminimit të vendngjarjes deklarojnë se,64-vjeçarja është vetëvarur dhe se në trupin e saj nuk ka shenja dhune.
Sipas burimeve të afërta me familjen Shehu, viktima, 64-vjeçarja Hava Shehu, jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte edhe një nga djemtë në burg, të akuzuar për “vjedhje”.