5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Tragjedia në Mesdhe, nxirren 55 trupa të pajetë nga anija e fundosur

Më të lexuarat

Pesëdhjetëepesë trupa të pajetë u nxorrën nga brigjet libiane, pasi një anije prej druri që mbante qindra migrantë u fundos të enjten në afërsi të Komas, që gjendet rreth 120 kilometra në lindje të Tripol. Reuters raporton se operacionet e kërkimit janë duke vazhduar, ndërsa mbetet ende e paqartë se sa persona ndodheshin në bordin e anijes.

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara e ka përshkruar fundosjen e kësaj anijeje si“tragjedinë më të keqe gjatë këtij viti në Mesdhe, ndërsa Abulmenam Abu Sabay nga Gjysmëhëna e Kuqe tha se anija kishte në bord 350 persona, shumica prej të cilëve migrantë nga Afrika.

Në ditën e fundosjes së anijes, garda bregdetare libiane arriti të shpëtojë 134 migrantë dhe më pas sqaroi se kjo ishte gjithçka ata mund të bënin.

“Ne nuk kemi kapacitete të mjaftueshme për të kryer këto operacione. Banorët kanë ndihmuar duke përdorur varkat e tyre”, tha Abu Sabay./Opinion.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit